English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per bursen e energjise

Konfindustria shpreh shqetësimin për shtyrjen e rradhes të fillimit të aktivitetit të Bursës Shqiptare të Energjisë/APEX Shqipëri-Kosovë. Bursa duhet të kishte filluar në fund të muajit nëntor 2022, por është shtyrë edhe për disa muaj të tjerë në vitin e ardhshëm. Deri tani janë më shumë, se 4 vite vonesë në fillimin e punës së APEX.

Konfindustria vlerëson, se vonesat e tejzgjatura në vite të fillimit të punës së bursës së energjisë lidhen me interesa të fuqishme politike dhe trysni të grupeve të përfituese tregëtare të mbajnë të hapur hapsirat të medha për subjektivizëm dhe korrupsion në shitje-blerjet e energjisë elektrike. Bursa do ti kufizonte ndjeshëm mundësitë  e mësipërme.

Tregu i transaksioneve të energjisë elektrike në Shqipëri përfaqëson një nga më të mëdhenjtë në ekonominë kombëtare me më shumë se 600 milion euro/vit. Në krizën energjitike në vitin 2022 vetëm vlera e shtesë e financuar nga shteti deri tani ka tejkaluar 400 milion euro.

Në ndryshim nga kompanitë publike të shteteve të BE në Shqipëri shitje-blerjet e energjisë kryhen vetëm nga ndërmjetësa/agjentë privatë, duke lënë hapur mundësitë për korrupsion. Aq më shumë hapsirat thellohen kur mungon Bursa e Energjisë si instrument shtesë i  kërkuar edhe nga ndërkombëtarët. Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet shtete, që nuk kanë bursa energjie në rajon. Humbjet nga kostot shtesë të kompanive publike dhe të përfituara nga të tretët përllogaritet, se mund të shkojnë në mbi 10% të vlerës së përgjithshme të transaksioneve.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara