English   |   Kontakt
 
 
 
Nisma legjislative per krijimin e Gjykatave Administrative te pavarura nga ekzekutivi.
Njoftojme se ne daten 1/2/2008 u zhvillua takimi ndermjet nje perfaqesie te Ministrise se Drejtesise te drejtuar nga Ministri Z. Enkeled Alibej dhe Keshillit Drejtues te Konfindustrise. Ceshtjet kryesore te shqyrtuara ne takim ishin:
1- Kerkesa e Konfindustrise per marrjen nga Ministria e Drejtesise dhe Qeveria Shqiptare te nismes legjislative ne kuader edhe te Reformes per Drejtesi per krijimin e Gjykatave Administrative te pavarura nga ekzekutivi, qe sipas shembujve te vendeve te zhvilluara te BE do te duhet te zgjidhin me profesionalizem dhe shpejtesi perballjet e biznesit me institucionet ekzekutive ne nivel qendror dhe vendor. Sistemi gjyqesor i sotem vleresohet si i paafte te perballet me problematiken ne rritje te biznesit dhe nderhyrjet e padrejta te institucioneve shteterore ndaj biznesit ne raste qe kane filluar te shtohen. Sistemi gjyqesor nga praktika e punes se biznesit rezulton se eshte mjaft larg standarteve te sistemit gjyqesor te BE, duke prodhuar keshtu kosto shtese krejt te panevojshme per ekonomine shqiptare ne perballjen e saj me konkurencen e ashper pas nenshkrimit te MSA ne raport me prodhimet e sherbimet e huaja. Domosdoshmeria e krijimit te Gjykatave Administrative te pavarura nga ekzekutivi vjen nga fakti i provuar se - vetem keshtu mund te permiresohet rrenjesisht klima e mirebesimit biznes-shtet si element shume i rendesishem per rritjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik te vendit, -parandalimi me mjete ligjore i abuzimit nga institucionet e ekzekutivit me Ligjin e shumeperfolur te Penaliteteve (tashme te derguar nga Konfindustria ne Gjykaten Kushtetuese) dhe nje sere aktesh te tjera ligjore subjektive ne fushen fiskale si pagat, cmimet, fitimin e references, por edhe perballje te tjera administrative te biznesit me shtetin, qe lene shkak per korrupsion. Ne takim u theksua se Konfindustria ne nismen e saj te filluar me kohe per ndertimin e Gjykates Administrative ka kerkuar zyrtarisht dhe ka siguruar mbeshtetjen institucionale dhe publike te pozites dhe opozites kryesore te vendit, cka do te thote se konsensusi politik eshte i siguruar per ta kthyer ne realitet nje institucion kaq te rendesishem. Konfindustria falenderoi Ministrin e Drejtesise z. Alibej per mbeshtetjen e dhene dhe te shprehur publikisht per angazhimin e tij personal dhe te Ministrise se Drejtesise per ndertimin e Gjykates Administrative si pjese e Reformes ne Drejtesi, por kerkoi afate me konkrete te trupezimit te kesaj nisme mjaft te rendesishme per formimin e klimes se mirebesimit biznes-shtet.

2- Konfindustria paraqiti kerkesen e saj per permiresimin rrenjesor te punes se Sistemit te Permbarimit, duke patur parasysh kohezgjatjen e madhe dhe pengesat e medha qe sjell per biznesin jo vetem marrja e vendimeve gjyqesore perfundimtare, por edhe shtyrjen e pafund te ekzekutimit te ketyre vendimeve. Ministri i Drejtesise Z. Alibej e konsideroi te drejte kerkesen e mesiperme dhe paraqiti masat qe do te ndermerren per sa me siper.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara