English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per bursen e energjise

Konfindustria mbështet dhe vlerëson si ngjarje me rëndësi strategjike themelimin e Bursës Shqiptare të Energjisë/ALPEX dhe kërkon fillimin sa më të shpejtë të punës me kapacitet të plotë. Bursa e energjisë, para së gjithash, krijon kushtet për rritjen e tejdukshmërisë së prokurimeve shitje-blerje dhe luftën kundër korrupsionit të kompanive publike të energjisë. Përllogaritet, se dëmi i ardhur nga problematikat e korrupsionit në prokurimet e energjisë elektrike në Shqipëri shkojnë në mbi 20% të vlerës së plotë të transaksioneve. Gjendje e ngjashme është edhe në Kosovë.

Fillimi i punës së Bursës është me vonesë të papërligjur me mbi 5 vite me ndikim të qartë të grupeve klienteliste të vendit dhe të rajonit përfituese të interesuara. Tregu i energjisë elektrike është një nga më strategjikët në ekonominë kombëtare me mbi 5% të PPB dhe me norma përfitimi mjaft të mëdha. Vetëm në vitin 2022 qeveria e Shqipërisë financoi me mbi 500 milion euro blerjen e energjisë elektrike, përveç burimeve të veta të kompanive publike.

Rëndësia e ALPEX rritet ndjeshëm, nëse vlerësojmë, se është edhe i pari institucion publik i përbashkët Shqipëri, Kosovë. Të dy shtete shqiptare janë të vetmet në Rajon, që nuk kanë patur bursë të energjisë.

Korrupsioni dhe keqmenaxhimi në shitje blerjet e energjisë elektrike nga kompanitë publike, janë ndër arsyet e rëndësishme të kalimit deri në shpalljen zyrtare të krizës energjitike pikërisht në vitin 20021, kur prodhimi vendor tejkaloi me mbi 6% nevojat e vendit. Gjithashtu, mungesa e bursës ndikon negativisht në kostot e furnizimit me energji elektrike të industrive dhe bizneseve, duke u bërë pengesë serioze edhe për liberalizimin e tregut.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara