English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per koncesionin e pasaportave

Konfindustria mbështet vendimin e Ministrisë së Brendshme për dhënien fund të konçesionit privat të prodhimit të dokumentave të identifikimit dhe të kalimit të shërbimit në menaxhim publik.

Konçesioni i prodhimit të ID dhe pashaportave është dhënë 15 vite më parë.  Kompania private zotëruese e konçesionit ka përfituar në formën e fitimit gjatë kësaj periudhe në mbi 500 milionë $, përfshi edhe kompanitë mëmë. Për vitin financiar 2021 kompania konçesionare kishte normën më të lartë të fitimit në shkallë vendi mbi 40%. Në vitin 2013 pa asnjë garë afati i konçesionit u shty për një periudhë 10 vjeçare duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 250-300 milionë$ humbje. Konçesioni në fjalë është dhënë si pjesë e procesit të liberalizimit të vizave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Konfindustria vlerëson, se një veprim i ngjashëm për të kaluar në menaxhim publik do të duhet te shtrihet edhe në konçesione dhe PPP të tjera shërbimesh si i djegësave, skanimit, aeroporteve, check-up, ngjyrosjes dhe metrologjisë së karburanteve, pullave fiskale, të shendetësisë, etj.

Politika e dhënies me konçesion dhe sidomos PPP/ Partneritet Publik Privat të burimeve natyrore dhe sidomos të shërbimeve publike kanë qënë me efektivitet të ulët dhe në kundërshtim me interesin publik. Si të tilla janë shndërruar në barrë të rëndë për buxhetin e shtetit dhe borxhin publik, që e ka tejkaluar ndjeshëm 100% të PPB.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara