Konfindustria kërkon, që mbyllja e
paralajmëruar nga ekzekutivi e Bordit të Transparencës, duhet shoqëruar
paralelisht domosdoshmërisht me krijmin e Entit Rregullator të
Karburanteve/ERRK.
Konfindustria i kërkon përsëri ekzekutivit
dhe veçanërisht opozitës të tregojnë, që mbrojnë interesin publik dhe jo
monopolet e karburanteve, duke marrë sa më shpejt nismën ligjore në Kuvend për
krijimin e ERRK.
Konfindustria vlerëson, se në rast të
kundërt jo vetem nuk do të ketë asnjë ndryshim në çmimet dhe cilësinë e
karburanteve për qytetarët dhe bizneset, por gjëndja mund te vështiresohet më
tej.
Konfindustria i ka kërkuar në vazhdimësi
vendimarrjes politike të krijonte ERRK si institucion në varësi të Kuvendit të
Shqipërise dhe i përbërë nga profesionistë, sipas shembullit të Maqedonise së
Veriut. Bordi i Transparencës është krijuar në varësi të ekzekutivit dhe i
përbërë në konflikt flagrant të qartë interesi në gjysmën e antarëve të tij nga
operatoret e tregut, që duhet te jenë objekt kontrolli.
Tregu i karburanteve në Shqiperi, në mënyre
unikale në bote, ështe i tipit oligopol dhe kartel në gjithe zinxhirin e tregut
nga shërbimet portuale dhe tregëtinë me shumicë si dhe pjesët kryesore te
tregëtise me pakicë.
Shqipëria ka krahësimisht çmimet më të
larta dhe cilësinë nga më të dobtat të karburanteve në Europë. Çmimet e
karburanteve mbahen qëllimisht të larta për të nxitur kontrabandën masive, që
mund të shkojë deri 300 milionë dollarë/vit. Pjesë e madhe e kontrabandës bëhet
duke shkelur edhe embargon e OKB si dhe detyrimet ndërkombetare. Kapja e mijëra ton karburante
të ardhura nga Libia provojme sa më sipër.
Tregu strategjik i karburanteve jep mbi 11%
të PPB me mbi 1,5 miliard dollarë/vit qarkullim. Kostot e larta te karburanteve
kanë pasoja shkatërruese mbi ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët
shqiptarë.
|