English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per operacionet tregtare ne sektorin energjitik

Konfindustria kërkon nga qeveria dhe agjensitë ekzekutive përkatëse të bëjnë të njohur publikisht gjëndjen e sistemit energjitik si dhe mënyrën e menaxhimit të deritashëm të krizës të shpallur dhe në fuqi. Gjithashtu, kërkohet të dihet për afatin e fillimit të Komisionit Parlamentar të kërkuar prej disa muajsh nga opozita lidhur hetimin për mënyrën e menaxhimit të sistemit energjitik.

Konfindustria shpreh shqetësimin dhe njëkohësisht kërkon arsyetimin publik të KESH-it lidhur me vërtetësinë dhe arsyet e kryerjes së operacioneve tregëtare shitje-blerjeve me sekserë të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor 2022. Sipas raportimeve mediatike del që KESH ka shitur energji elektrike me cmim 2.5-2.7 herë më të ulët sesa bursat ndërkombëtare me diferencë disa milionë euro.

Terri mediatik, përfshirë edhe vonesat e tejzgjatura të Bursës së Energjisë/AlPEX, krijojnë terren të përshtatshëm për vazhdimin e keqmenaxhimit të sistemit energjitik, që shkaktoi:- krizën energjitike, - mundësinë e shumëfishimit të cmimit deri 4 herë mbi fashën 800kë/muaj të vendosur nga ERE, - gropën financiare buxhetore prej pothuaj 400 milion euro në vitin 2022, si edhe - dëmet financiare nga përmbytjet e hapjes së digave të Hec-ve të Drinit.

Gjatë vitit 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike nga kërkesa e brendshme.  Ndërkohë edhe gjatë muajve te fundit te vitit 2022 vendi ka superprodhim të energjisë për shkak të kushteve mjaft të mira hidrometereologjike dhe motit.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara