English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon vendosjen ne pune te TEC-it te Vlores

Konfindustria i kërkon qeverisë, që në kushtet e gjëndjes së krizës së shpallur energjitike, të marri masat për të vënë në gjëndje pune sa më shpejt TEC-in e Vlorës. Gjithashtu, është e rëndësishme të kuptohet, se përse dhe cilët janë agjensitë publike dhe individët përgjegjës të mosvënies në funksion deri tani.

Prodhimi i energjisë elektrike nga TEC- Vlorës me fuqi të instaluar afër 100 MGw do të shmangte plotësisht sjelljen e anijeve gjeneruese nga Bangladeshi, që do ti kushtojnë taksapaguesve shqiptarë mbi 70 milionë $USA, përvec dëmeve të mëdha mjedisore shoqëruese të tyre.

Mbajtja në “ konservim” dhe jo në gjëndje pune e TEC-it i kushton më shumë se 1 milion $/vit buxhetit i KESH.sha. duke u përcjellë drejtëpërdrejtë në rritjen shtesë të çmimit të energjisë elektrike për bizneset dhe qytetarët shqiptarë.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme dhe e pashpjegueshme, që prej më shumë se 11 vitesh TEC-i Vlorës është lënë jashtë funksionit dhe nuk prodhon energji elektrike për shkak të një problemi teknik. Defekti teknik kushtonte më pak se 7 milion $USA, ose 10 herë më pak se qiraja që do tu paguhet anijeve të Bangladeshit.

Asnjë përpjekje nuk u ndërmorr për të kthyer në gjëndje pune TEC-in e Vlorës edhe pas shpalljes nga Kryeministri Rama të gjëndjes së krizës energjitike në vitin 2021 dhe në vazhdim.

 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara