English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per situaten energjitike ne vend

Konfindustria, në kushtet e krizës energjitike të shpallur dhe shkaqet e krijmit të saj, i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të krijojë komision hetimor për vlerësimin e menaxhimit të sistemit energjitik në vitet 2021-2022. Njëkohësisht, si pjesë e procesit të sipërpërmendur ERE/Enti Rregullator i Energjisë të thërritet në seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë për të dhënë shpjegimet për vendimet e fundit për fashën e energjisë, 5- fishimin rritjes së çmimi dhe vlerësimin e pavarësisë institucionale të tij.

Konfindustria vlerëson, se ngritja e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për menaxhimin e sistemit energjitik, është tepër e vonuar dhe duhet të ishte kryer menjëherë pas shpalljes së krizës energjitike në vitin 2021. Vlerësojmë, se në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike se nevojat për konsum të brendshëm dhe pa shpjegime kaloi në krizë. Ka të dhëna të shumta të besueshme, që shkaqet e kalimit në krizë energjitike në vitet 2021-22 lidhen me keqmenaxhimin skajor  të sistemit. Shpjegimet lidhur me kalimin në krizë energjitike në kushtet e mësipërme duhet të hetohen dhe të bëhen të njohura për publikun nga komisioni hetimor i Kuvendit të Shqipërisë.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria, që prodhon energji elektrike nga burimet ujore, është relativisht e pavarur nga tregjet ndërkombëtare të lidhura me gazin rus dhe konfliktin në Ukrahinë. Në kushte të një menaxhimi normal të sistemit energjitik dhe strategjive profesionale Shqipëria jo vetëm nuk duhet të kishte kaluar në krizë energjitike, por duhet të kishte përfituar epersi të rëndësishme ekonomike dhe tregtare në kushtet e sotme të zhvillime ndërkombëtare energjitike.

Konfindustria vlerëson, se edhe në kushtet e çmimeve të sotme të parritura, bizneset dhe konsumatorët tariforë në Shqipëri kanë çmimet më të larta të energjisë elektrike dhe karburante në rajon. Rritja e mëtejshme e çmimeve të energjisë elektrike do të ishte shkatërruese për bizneset, mirëqënien e qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara