English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon themelimin e Fondit Emergjent dhe Strategjinë e Menaxhimit të Krizës Energjitike

Konfindustria, duke vlerësuar pasojat e jashtëzakonshme dhe afatgjata të krizës globale të energjisë mbi ekonominë kombëtare, kërkon nga qeveria e Shqipërisë të themelojë Fondin Emergjent dhe Strategjinë e Menaxhimit të Krizës Energjitike. Gjithashtu, krijimi i Tregut të Përbashkët të Energjisë Shqipëri- Kosovë është domosdoshmëri dhe duhet përshpejtuar.

Konfindustria kërkon, që në llogari të Fondit të Energjisë të kalojnë përvec të tjerash edhe financimet e plota ose të pjesshme, që sot bëhen për koncesione, PPP me rëndësi jo parësore si dhe fondet e investimeve kapitale jo të rëndësishme.

Krijimi i një kompanie të vetme të tipit holding, që do përfshinte KESh dhe OSSHE dhe mënjanimi i të tretëve/sekserëve “ në shitje- blerjet e energjisë do të krijonte kushtet për uljen e kostove financiare të paarsyeshme të mëdha të sotme dhe do ishte masë efektive kundër korrupsionit masiv.

Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese.

Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha mundësitë natyrore dhe të veçantive të sistemeve energjitike, që me vullnet politik jo vetëm të përballojnë me sukses krizën energjitike botërore, por edhe të kenë përfitime të mëdha strategjike.

Shqipëria prodhon pothuaj 100% të energjisë nga uji me kapacitete të instaluara, që tejkalojnë me afër 30 të nevojave të saj. Kosova ka rezerva linjiti me rëndësi botërore. Sa më sipër i bën shtetet shqiptare pothuaj të pavarura nga ndryshimet e tregjeve të energjisë nga gazi i Rusisë. Pa përmendur potencialet mjaft të mëdha dhe krejt të pashfrytëzuara të energjisë diellore, erës, etj.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara