English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per negociatat me BE

Konfindustria, duke vleresuar si një çast historik hapjen e negociatave të antarësimit në BE, kërkon nga ekzekutivi shqiptar marrjen e gjithë masave politike, institucionale dhe profesionale për të mos përsëritur gabimet e deritashme të proceseve të ngjashme me pasoja negative në afatgjatë për ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët. Industritë dhe prodhimi vendor janë viktimat kryesore të cilësisë së ulët të negociatave të deritashme.

Shqipëria ka përvoja jo të mira në historinë 30 vjecare të përfshirjes së saj në institucione ndërkombetare, sidomos të fushave tregëtare, ekonomike dhe biznesit. Paaftësia institucionale, mungesa e përgjegjesisë dhe interesi vetjak i politikës për të paraqitur si fitore thjesht nënshkrimin mediatik të marrëveshjeve të antarësimit, kanë dëmtuar rëndë në mjaft raste interesin publik. Përmëndim antarësimin pa studime fisibiliteti të humbje-përfitimeve të Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë/OBT, CEFTA, etj.

Mbi të gjitha përmendim cilësine e ulët të negociatave me shfaqje deri të korrupsionit “ state capture/kapje e shtetit” në dëm të industrive dhe prodhimit vendor dhe përfitim të importuesve të lidhjes së Marrëveshjes së Stabilizim Associjimit me BE, qe filloi efektet në vitin 2006. Pasojat ishin tepër të rënda deri në falimentim për një pjesë të madhe të sektorëve të prodhimit vendor, të industrive dhe bllokimit të zhvillimit të potencialeve prodhuese të vendit.

Konfindustria vlerëson, se suksesi i zhvillimit të negociatave për antarësim në BE nuk është vetëm firmosja symbylltas dhe me kokën ulur te marrëveshjeve të shërbyera nga partnerët, por përftimi i dyanshëm nëpërmjet gjetjes me dinjitet profesional dhe politik të sinergjisë të bashkëpunimit. Cilësia e negociatave të antarësimit në BE janë të rëndësisë strategjike, sepse do të kushtëzojë dukshëm zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë në afatgjatë.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara