English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon shtyrjen e afatit te paraqitjes se pasqyrave financiare te bizneseve

Konfindustria, duke marre shkak nga rënia dhe problematikat e mëdha të platformës qeveritare elektronike e-albania, i kërkon Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të marri nismën ligjore për miratimin e Aktit Normativ për shtyrjen e afatit të paraqitjes së pasqyrave financiare të bizneseve përtej detyrimit të  datës 31 korrik 2022.

Mbështetur në të dhënat e ardhura pranë Konfindustrisë nga bizneset është plotësisht e pamundur teknikisht depozitimi i pasqyrave financiare. Në vazhdimësi në vite vështirësitë e paraqitjes në sistemet elektronike të e-albania ka qenë të pranishme dhe shqetësimet e biznesit kanë qenë të mëdha. Tashmë është krejtësisht e pamundur.

Në rast te mos shtyrjes së afatit ligjor të mësiperm me dhjetra mijra biznese të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj me qarkullim mbi 5 milionë lekë të ardhura vjetore do të gjobiten automatikisht me 60 mijë lekë. Gjithcka më sipër ndodh pa asnjë shkelje nga ana e bizneseve, por përgjegjesi e plotë e platformave qeveritare elektronike.

Shqetësimi është shumë i pranishëm për efikasitetin e investimeve në ndërtimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit në Shqipëri në vlera mbi 200 milionë $. Përvec problemeve të shumta teknike sistemi shqiptar i teknologjisë ka paraqitur dobësi të mëdha në mbrojtjen e informacionit të shtetasve, qeverisë dhe qytetarëve. Vetëm pak muaj më parë rrodhën informacione private të pagave, të targave të makinave dhe numrat e telefonit, që prekën qindra mijra qytetarë dhe biznese.

Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që njëkohesisht me aktin normativ në fjalë, të fillojë edhe rishikimi i plotë i përmirësimit të procesit të fiskalizimit, nisur edhe nga problematikat e sistemeve qeveritare të teknologjisë së informacionit.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara