English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per amnistine fiskale 2022

Konfindustria vlerëson, se nisma ligjore e faljes fiskale e rihedhur për debat së fundmi si kusht themeltar për të patur sukses duhet të ketë marrjen e miratimit paraprak nga vendet e BE dhe aleatët strategjikë euroatlantikë.

Në kushtet e mungesës së marrjes së miratimit të mësipërm cdo përpjekje e vendimarrjes politike për ti vënë partnerët strategjikë të Shqipërisë para “ faktit të kryer” do të jetë me pasoja të rënda për interesin publik.

Së pari, rrezikohet seriozisht procesi i integrimit në BE të Shqipërisë. Institucionet e BE si Këshilli i Europës dhe Moneyval e kanë rikthyer Shqipërinë në vend më rrezik të lartë të pastrimit të “parave të zeza”si edhe institucione të dobta parandaluese dhe kontrolluese. Zbatimi i njëanshëm do të ishte shpallja me ligj e vendit si parajsë fiskale e pastrimit të parave në BE dhe më gjerë. Në masë dërrmuese flukset e parave, që kërkohen të formalizohen/pastrohen nëpërmjet faljes fiskale, e kanë burimin pikërisht nga vendet e BE dhe Britania e Madhe, etj. Aq më shumë veprimi i mësipërm mund të merrej si paraqitje e pakuptimtë force e Shqipërisë ndaj BE pas dështimit të përsëritur të hapjes së negociatave për antarësim.

Së dyti, zbatimi teknik i faljes fiskale pa marrë miratimin e partnerëve strategjikë rrezikon dështimin e plotë të paralajmëruar të procesit. Qytetarët shqiptarë, duke mos patur sigurinë e vazhdimësisë së mbrojtjes ligjore në afatgjatë do të ngurrojnë të shfaqen si pjesëmarrës në proces. Shqipëria, në zbatim të drejtëpëdrejtë të kërkesave të aleatëve strategjikë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka miratuar një seri ligjesh të tjera si p.sh ligji Antimafia, etj., që dobësojnë mjaft mbrojtjen e supozuar ligjore të faljes fiskale në cdo ndryshim politik të mundshëm.     

Gjithashtu, Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike, që si pjesë shumë e rëndësishme e zbatimit në interes publik të nismës për “faljen fiskale”, të përgatisi strategjinë e përdorimit të kapitaleve potenciale hyrëse në sistem. Sa më sipër është e domosdoshme për të mos dëmtuar më tej konkurencën e lirë ndërmjet bizneseve në treg, që do të prodhonte pasoja të pallogaritshme negative për ekonominë kombëtare në afatgjatë.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara