Konfindustria kërkon ndërhyrjen e
menjëhershme të qeverisë për ndryshimin të politikave fiskale me qëllim uljen e
cmimit të karburanteve në tregun shqiptar. Cmimet e larta të karburanteve po
prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe
qytetarët shqiptarë.
Cmimi i karburanteve në tregun shqiptar në
javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3
euro/litër më i larti në rajon dhe nga më të lartët në Europë. Në Kroaci cmimi i
naftës është 1,7 euro/litër. Cmime ndjeshëm më të ulta ka Maqedonia e Veriut,
Kosova, Mali i Zi, etj.
Konfindustria kërkon si ndërhyrje të parë
uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e
rajonit. Përvec me pasoja të pallogaritshme të rënda në ekonominë kombëtare
taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale
me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave
krahësuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga
Kosova kur duhet të ishte krejt e kundërta.
Konfindustria vlerëson, se është
domosdoshmëri cbërja e Bordit të Trasparencës dhe krijimi i Entit Rregullator
të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit
të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje.
|