English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per infrastrukturen rrugore

Konfindustria vlerëson, se në prag të sezonit turistik 2022 gjëndja e infrastrukturës në disa nga drejtimet kryesore të sistemit rrugor paraqitet e vështirë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.

Shqetësues mbetet aksi rrugor Tiranë - Rrogozhinë dhe sidomos pjesa Durrës – Rrogozhinë. Gjëndja e papranueshme, përfshin edhe rrugën dytësore e superstradës Tiranë- Durrës, me segmente të tëra në prag të shkatërrimit të plotë, me trafik shumë të lartë, paraqesin jo vetëm vështirësi, por edhe rrezik të shtuar për aksidente. Ndërhyrjet mirëmbajtëse dhe përmirësuese të bëra si pjesë edhe e programit të financuar me kredi të Bankës Botërore prej dhjetra milionë euro kanë qenë me cilësi të ulët të punimeve. Degradimi i shpejtë i investimeve të kryera është shenjë e qartë e shpërdorimit dhe korrupsionit në vlera të mëdha financiare të programit të mirëmbajtjes së rrugëve.

Problematike dhe e paqartë mbetet gjendja në Rrugën e Arbërit në të cilën në formën e PPP-së pretendohet se janë investuar mbi 400 milionë euro. Rruga në pjesë të gjitha të saj është krejtësisht jashtë standartit, tunelet kryesore nuk dihet se kur do të përfundojnë. Afatet e përfundimit janë shtyrë shumë herë shoqeruar me shtesa prej dhjetra milionë euro jashtë projektit fillestar.

Gjendja është e paqartë edhe në rrugën Kardhiq – Sarandë. Vonesat shumëvjecare dhe shtesat financiare prej dhjetra milionë euro ende nuk japin garanci, se rruga do të bëhet e përdorshme në muajin qershor  2022 sikurse është premtuar së fundmi nga ekzekutivi.

Gjendja është e vështirë edhe në pjesën e rrugës strategjike Thumanë – FushëKrujë, duke prekur drejtpërdrejtë edhe Aeroportin e Rinasit. Janë vetëm rreth 20 km investim në shtimin e 2 korsive të rrugës së tashme, që prej vitesh nuk kryhen për arsye të paqarta, duke e lënë peng të projekt koncesionit të shumëpërfolur Thumanë- Kashar me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset dhe ekonominë kombëtare në tërësi.

Gjëndje e vështirë mirëmbajtje dhe investuese paraqitet edhe në akse të tjera të rëndësishme si rruga Tiranë-Ndroq-Durrës, rruga Rrogozhinë-Elbasan, rruga Milot -Lezhë, etj. Vonesat e gjata të ndërtimit të rrugës Leskovik-Korcë praktikisht kanë lënë jashtë shfrytëzimit në zona të tëra Shqipërinë Juglindore me potencial të madh turistik.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara