English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per fuqine konkuruese te ekonomise shqiptare

Konfindustria vlerëson, se fuqia konkuruese e ekonomisë shqiptare, krahësimisht shteteve të Rajonit dhe partnerëve kryesorë tregtarë, ka rënë me mbi 8 pikë përqindje në 3 mujorin e parë të vitit 2022.

Analiza e kryer nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë ka treguar, se shkak kryesor për humbjen e fuqisë konkuruese të ekonomisë shqiptare janë si më poshtë:

1-     Thellimi në vlerë absolute dhe relative të kostove shtesë të karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shqipëria ka cmime të karburanteve 10-25% më të larta.

2-     Kostot e energjisë elektrike për industritë dhe prodhimin. Cmimi i energjisë elektrike është më i larti në Rajon për industritë dhe bizneset.

3-     Mungesa e politikave financiare dhe fiskale efikase mbështetëse për përballimin e pasojave të krizës globale të lëndëve të para. Shqipëria është vendi me mbështetjen financiare më të ulët në Rajon për përballimin e pasojave të krizës së Ukrainës dhe tregjeve globale.

4-     Politikat tregëtare dumping e drejtëpërdrejta dhe të tërthorta të shteteve konkurente për eksportet e tyre në dëm të prodhimeve dhe shërbimeve vendore.

Pasojat janë të rënda sidomos në sektorët e industrisë dhe shërbimeve. Më të ndjeshëm nga rënia e fuqisë konkuruese të ekonomisë shqiptarë janë: - sektorët e matërialeve të ndërtimit, - bujqesia, - agroindustria, -eksportet, - turizmi, - ndërtimi, - mineralet, etj.

Konfindustria vlerëson, se nëse sa më shpejt nuk merren masat e nevojshme dhe zgjatet në kohë goditja e fuqisë konkuruese të ekonomisë shqiptare, pasojat do të jenë të rënda deri në falimentim pa kthim për industri dhe biznese të rëndësishme shqiptare.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara