English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon ndryshime lidhur me Bordin e Cmimit te Karburanteve

Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe vendimarrjes politike të ndryshojë thelbësisht dhe në një kohë sa më të shpejtë, mënyrën e përbërjes, ndërtimit dhe funksionimit të Bordit të Cmimeve të Karburanteve. Konfindustria vlerëson, se mënyra e ndërtimit të bordit është më ngarkesë të qartë  të përplasjes institucionale, mungesë objektive të vlerësimeve profesionalizmi si dhe krijon hapsira të mëdha për subjektivizëm dhe korrupsion.

Së pari, është e paarsyetuar prania në vendimarrje e përfaqësuesve të kompanive, që janë subjekt i kontrollit për spekullime të cmimeve. Në këtë rast krijohet përplasje e drejtëpërdrejtë me vetë qëllimin e krijimit të Bordit të Cmimeve të Karburanteve.

Së dyti, edhe prania e përfaqësuesve të Ministrisë së Financave është në përplasje të qartë institucionale me qëllimin e krijimit të Bordit. Ministria e Financave është e interesuar për cmime sa më të larta të karburanteve, në mënyrë që të shtojë të ardhurat në buxhet. Vetëm në 2 muajt e parë të vitit 2022 të ardhurat buxhetore janë tejkaluar me pothuaj 200 milion $ nga parashikimi si pasojë direkte e infacionit, duke goditur ashpër prodhimin vendor, industritë dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Së treti, është e domosdoshme paraqitja publike e metodikës dhe arsyetimit rast pas rasti për cdo vendim të Bordit me qëllim shmangien e subjektivizmit dhe korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se modeli më i përshtatshëm është krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK, institucion profesional i përhershëm në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut.       

Sipas vlerësimeve të përditësuara nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë del, që cmimet e karburanteve në Shqipëri janë 15-20 lekë më të larta sesa fqinjët, duke përllogaritur edhe ndikimin e ngarkesës fiskale të ndryshme. Ndërkohë në vlerë absolute, cmimet e naftës në Shqipëri në javën e fundit të muajit mars 2022 janë 70-80 lekë më të larta sesa Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Gjithashtu, tepër të larta janë edhe krahësimisht shteteve të tjera të Rajonit dhe BE, që kanë një nivel të ardhurash vjetore shumë më të lartë.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara