English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per bordin e administritmit te cmimit te karburanteve

Konfindustria vlerëson si hap të parë pozitiv, por të pamjaftueshëm krijimin e Bordit të Administrimit të Cmimit të Karburanteve. Ndërtimi i Bordit ishte pranim i pjesshëm i pikës së parë në listën prej 11 kërkesash të Konfindustrisë drejtuar Kryeministrit Z. Rama në datën 10 mars 2022 për krizën e karburanteve. Vendimi ka njohur zyrtarisht praninë e grupimeve kartel në sektorin e karburanteve dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes rregullatore të shtetit kundër spekullimeve shkatërruese në vlera qindra milionë euro në dëm të biznesit, qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare.

Konfindustria kërkon ndryshimin thelbësor të mënyrës së ndërtimit dhe funksionimit të tashëm Bordit të Administrimit.

Së pari, kërkohet ndërtimi sipas modelit të një Enti Rregullator të Karburanteve/ERRK si institucion i përhershëm në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe jo vetëm i përkohshëm në raste krizash. Tregu  Karburanteve me qarkullim vjetor me mbi 1,5 miliard $/vit është pothuaj 2,5 herë më i madh se tregu energjisë elektrike dhe mbi 5 herë më i madh, se tregu i telekomunikacionit, që kanë ente rregullatore të vecanta.

Së dyti, prania në bord e përfaqësuesve të kompanive, që duhet të jenë subjekt i kontrollit për spekullime në treg, është e paarsyeshme dhe përbën përplasje e pastër interesi. Sa më sipër u shfaq edhe në vendimin e parë të Bordit për cmimin e naftës në 217 lekë/litër të vlefshëm deri në datën 15 mars 2022. Mbështetur në të dhënat krahësimore të bursave ndërkombëtare cmimi i naftës duhet të ishte nën vlerën e 200 lekë/litër. Edhe pas vendimit të Bordit Shqipëria ka cmimet më të larta në Rajon përkatësisht 40-50 lekë/litër më shumë se Kosova dhe Maqedonia.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara