English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per ndikimin e situates se Ukraines ne ekonomi

Konfindustria, duke vlerësuar zhvillimet gjeostrategjike në Ukrainë me ndikim afatgjatë në ekonominë botërore, kërkon nga ekzekutivi ndëmarrjen e ndryshimeve rrënjësore të politikave fiskale dhe institucionale në fushat kryesore të ekonomisë kombëtare, duke filluar nga sektori i karburanteve.

Si masë e parë, Konfindustria kërkon nga ekzekutivi të ulë barrën fiskale tepër të lartë të sotme në tregëtimin e karburanteve dhe krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve për ta përcjellë uljen e cmimit te biznesi dhe qytetarët. Pagesat fiskale sot zënë më shumë se 55-60% të cmimit përfundimtar të shitjes. Shqipëria ka cmimin më të lartë të karburanteve në rajon me një mesatare, që shkon deri në mbi 30% më shtrenjtë nga vendet e tjera. Pasojat e cmimeve të larta të karburanteve, që rrezikojnë të rriten më tej nga kriza e fundit Rusi-Ukrahinë si dhe cilësia jashtë standarteve e tyre, janë dramatike për qytetarët, shkatërrimin e prodhimit vendor, industrive, buxhetit të shtetit, mjedisit, shëndetësisë, etj. Barra tepër e lartë fiskale e karburanteve favorizon kartelet në treg dhe kontrabandën në nivele me dhjetra milionë dollarë në vit evazion fiskal.

Në këtë kuptim, Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që të ndërpresë menjëherë nismën e rritjes së fshehtë të tarifave me 70 milionë euro shtesë të koncesionit të metrologjisë së karburanteve. Përpjekjet për dyfishim tarifash në përfitim të koncesionarit privat bëhen edhe më absurde në kushtet e sotme.

Konfindustria vlerëson, se është e domosdoshme dhe me rëndësi strategjike të kërkohet nga kompanitë plotësimi i kushtit ligjor për 3 muaj rezerva te karburanteve dhe të bashkëpunohet për shtimin e mëtejshëm të tyre.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara