English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per vendimin e Autoritetit te Konkurences per hetimin e tregut te karburanteve

Konfindustria vlerëson, se vendimi i fundit i Autoritetit të Konkurencës/AK për të mbikqyrur praninë e karteleve në tregun e karburanteve, ndonëse i mirëpritur, është tepër i vonuar në kohë dhe jep pak shpresa për të qenë efektiv për mbrojtjen e interesit publik.

Vendimi u ndërmorr vetëm pas kërkesës publike të përsëritur të Konfindustrisë për ngritjen e komisionit parlamentar për hetimin e rolit të munguar rregullator të Autoritetit të Konkurencës pas rritjes së menjëhershme në grup në nivel historik të cmimit të karburanteve. Kërkesa e Konfindustrisë u mbështet publikisht nga Presidenti i Republikës.

Konfindustria bën me dije, se sidomos duke filluar nga muaji shtator 2021 ka patur shfaqje të qarta dhe të përsëritura të pranisë së kartelit në tregun strategjik të karburanteve me mbi 1.5 miliard $ qarkullim vjetor. Vonesat e gjata mbi 4 mujore të ndërhyrjes në zbatim të detyrimeve ligjore të AK, janë krejtësisht të papërligjura, duke dëmtuar rëndë interesin publik, ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët shqiptarë.

Në të njëjtën kohë, vonesa e rradhës e ndërhyrjes si dhe historiku i dështuar i përballjes së AK në mbrojtje të interesit publik, vënë seriozisht në dyshim përfundimet e procesit hetimor ndaj sjelljes së fundit të operatorëve në tregun e karburanteve.  

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara