English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per kontratat koncesionare
Konfindustria shpreh shqetësimin për cilësinë e ulët të përgatitjes, nënshkrimit dhe zbatimit të kontratave koncesionare në dëm të qartë të interesit publik dhe favorizim të njëanshëm të privatit.

Shembull i qartë i cilësisë së ulët të planit të biznesit, si bazë e lidhjes së kontratave në përfitim të kompanisë private dhe dëmtim të interesit publik, është koncesioni i Rrugës së Kombit. Mbështetur në të dhënat zyrtare në katër vitet e para të operimit koncesionari privat siguroi rreth 58 milion euro të ardhura nga taksat e rrugës. Shifra e mësipërme tejkalon ndjeshëm të ardhurat e parashikuara në kontratën koncesionare. Vetëm në vitin e parë të operimit të ardhurat e koncesionarit janë tejkaluar me mbi 40% nga parashikimi fillestar. Edhe gjatë vitit 2020, të mbylljes së thellë ekonomisë, të ardhurat e koncesionarit janë tejkaluar me mbi 12% të parashikimit në kontratën e lidhur.

Konfindustria vlerëson, se shmangie të mëdha financiare të kostove reale dhe shtesa të paparishikuara janë të pranishme edhe në kontratat e tjera koncesionare dhe PPP/Partneritetit Privat Publik në sektorë të infrastrukturës, shëndetësisë, shërbimeve, etj.

Pasojat cilësisë së dobët të kontratave koncesionare janë të rënda për buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombetare në afatgjataë. Borxhi publik zyrtarisht ka tejkaluar nivelin e rrezikshëm të 80% të PBB dhe faktikisht, bashkë me detyrimet koncesionare dhe detyrime të tjera është afër 100% të PBB më të lartët në rajon.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara