Konfindustria, duke vlerësuar si tëpër
shqetësuese shkallën e mbrojtjes të të dhënave private nga agjensitë publike do
të kërkojë zyrtarisht nga vendimarrja politike ndëprerjen me ligj dhe sa më të
shpejtë të procesit të fiskalizimit me detyrim për bizneset. Për një afat të
pacaktuar deri në sigurimin e standarteve të domosdoshme të sigurisë, fiskalizimi
për bizneset do të kërkohet të jetë vetëm vullnetar. Kërkesa e mësipërme vjen
pas skandalit në dhjetor 2021 të rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme private
të qytetarëve dhe bizneseve.
Konfindustria vlerëson, se ndërkohë që AKSHI
dhe agjensitë e përgjegjëse të informacionit nuk janë në gjëndje të prodhojnë
standartet e sigurisë për vetveten e kanë të pamundur të kontrollojnë edhe kompanitë
private ndërmjetëse të fiskalizimit. Në këtë rast rreziku i rrjedhjes dhe/ose
shitjes së qëllimshme për konkurencën e të dhënave të ndjeshme tregtare të
bizneseve rritet jashtëzakonisht shumë. Rrezikojnë të rrjedhin, të grabiten
dhe/ose të shiten për konkurencën në formën e spiunazhit tregtar në kohë reale
të dhëna shumë të ndjeshme për bizneset si: - furnitorët, - cmimet e blerjeve,
- lëvizjet e shitjeve, -klientët, - cmimet e shitjeve, - xhirot, -fitimet, -borxhet,
, etj.
Rrjedhja e të dhënave të mësipërme rrezikon
drejtpërdrejtë humbjet financiare deri në falimentim të plotë të bizneseve,
duke thelluar në mënyrë të jashtëzakonshme pasojat e skandalit të dhjetorit
2021 me pasoja të rënda në afatgjatë për gjithë ekonominë kombëtare përfshi
edhe penalizime të rënda financiare në gjykata të shtetit shqiptar.
|