English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per marredheniet ekonomike Shqiperi-Kosove

Konfindustria shpreh shqetësimin për gjëndjen jo të mirë të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Shkalla e bashkëpunimit në fushën ekonomike ndërmjet dy shteteve shqiptare jo vetëm nuk po shënon fuqizim të prekshëm, por janë në nivelin më të ulët të viteve të fundit. Tashmë, përfaqësuesit e ekzekutivit dhe politikës të Shqipërisë dhe Kosovës e kanë vështirësuar dhe rralluar mjaft edhe uljen formale në tryeza të përbashkëta për të trajtuar problematikat ekonomike dhe biznesit mbarëshqiptar.

Konfindustria vlerëson, se pritshëmritë e larta me rastin e krijimit të qeverisë së re të Kosovës për fuqizim të marrëdhënieve ekonomike me synim ndërtimin e Tregut Kombëtar si pjesë natyrale e integrimit të përbashkët në BE, nuk u përligjën. Për më shumë, shkarkimet e përplasjeve politike ndërshqiptare u shfaqën dukshëm në lënien qartësisht mënjanë të krijimit të Tregut Kombëtar për ta zëvendësuar me projektin e Tregut Rajonal. Ndërkohë, është plotësisht e qartë, që krijimi i Tregut Mbarëshqiptar, si qëllim strategjik kombëtar, është i mundur dhe duhet të vazhdonte njëkohësisht dhe pavarësisht lindjes dhe ecurisë së projekteve politike rajonale.

Konfindustria vlerëson, se një numër projektesh strategjikë Shqipëri-Kosovë për të cilët është punuar vite me rradhë po vonohen dukshëm. Projekte si ai i krijimit të Tregut të Përbashkët Energjitik nuk ka përparuar. Asnjë investim i përbashkët në energji jo vetëm nuk është jetësuar, por as nuk është parashikuar edhe në të ardhmen e afërt. Projekti strategjik i Bursës Kombëtare të Energjisë, plotësisht i mundur pas antarsimit të KOSTT-Rrjetit Transmetues të Kosovës në ENTSO dhe hapjes së linjës 400kv Shqipëri-Kosovë, ka mbetur vetëm në krijimin formal në letër pa asnje aktivitet të deritashëm. Nuk ka asnjë ide të qartë për furnizmin e Kosovës nga Shqipëria me gazin e TAP/Trans Adriatic Pipeline. Në fushën e politikave tregtare vazhdojnë problematikat ligjore, që në cdo rast mund të shndërrohen edhe në përballje me pamjen e një lufte tregtare të pastër, sikurse në jo pak raste ka ndodhur si p.sh masat mbrojtëse ndaj prodhimeve bujqësore dhe industriale të secilit shtet si cimento, birra, qumështi, materialet e ndërtimit, etj. Pengesat jo tarifore në kufi, gjithashtu rrisin kostot dhe pengojne zhvillimin e bashkpunimit tregtar. Në fushën e infrastrukturës rrugore pavarësisht zotimeve të politikës nuk ka asnjë projekt të përbashkët të investimeve. Vendosja e njëanshme e taksës në Rrugën e Kombit është shembull i qartë për sa më sipër. 

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara