English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per procesin e fiskalizimit 2021

Konfindustria, mbështetur në  shqetësimet e sipërmarrjes, në  historikun e dështimeve të  përsëritura të luftës kundër informalitetit dhe paqartësitë e dukshme të zbatimit, kërkon shtyrjen në kohë dhe rishikim të  plotë të procesit të fiskalizimit të  parashikuar në vitin 2021. Në  rast të  kundërt rrezikojmë qartësisht të kemi një proces të  rradhës të dështuar dhe korruptiv fiskalizimi, me përfitues vetëm një grup biznesesh zbatues të licencuar nga ekzekutivi dhe humbëse sipërmarrjen dhe ekonominë  kombëtare.

Shqipëria si asnjë vend tjetër në rajon dhe BE ka eksperimentuar shumë herë në një kohë të shkurtër ndryshimet ligjore të  sistemeve të fiskut. Informaliteti i lartë i pandryshuar i ekonomisë dhe shkalla më e ulët në rajon e mbledhjes së të ardhurave buxhetore, janë tregues të qartë, se reformat e deritashme kanë  qenë të pasuksesshme. Për të  shmangur dështimin e rradhës kërkohet shtyrja në kohë e zbatimit, qartësimi i plotë   problematikave dhe vetë  arsyetimi i qartë i nevojës së  kryerjes së  fiskalizimit 2021.

Para së gjithash, Konfindustria  vlerëson, se ekzekutivi nuk ka paraqitur publikisht: - pritshmërite në  shifra financiare të  përfitimeve të biznesit dhe ekonomisë në tërësi, - afatet dhe shkallën në përqindje të PPB të uljes së  informalitetit, - rritjen e parashikuar në vite të të  ardhurave buxhetore si dhe - vlerën e kostove të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për sipërmarrjen dhe ekonominë  kombëtare, në  mënyrë që të përligjet nevoja e kryerjes së  fiskalizimit 2021. Në cdo rast zbatimi i proceseve strategjike fiskale të  ngjashme në  vendet e zhvilluara të BE kërkojnë shumë  më tepër kohë.

Konfindustria vlerëson, se procesi i fiskalizimit të përshpejtuar brenda vitit 2021, rrezikon të ketë vetëm kosto shtesë, sidomos kategorinë e biznesit të ashtuquajtur të vogël, pa prodhuar asnjë përfitim të  prekshëm për ekonominë dhe sipërmarrjet në tërësi. Shqetësues janë edhe paqartësitë ligjore nga vetë  agjensitë shtetërore përgjegjëse në rastet e trajtimit të pasojave teknike të fiskalizimit. Paqartësitë ligjore të zbatimit rrezikojnë të shndërrohen në  gjoba të paarsyeshme për bizneset dhe burim korrupsioni.

 
 

Nisma

+ Data 2020-12-11
Forumi Ndërkombëtar për shpalljen e Nismës për Strategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Basenit të Lumit Vjosa/Aos ( Shqipëri, Greqi). 11/12/2020
[Me shume]
+ Data 2020-01-07
Illicit&Money Laundering versus Albanian Business. Plani i veprimeve 2020-2022 e Konfindustrise per pranine, ndikimin dhe perballjen me fenomenet e "parave te zeza" dhe "pastrimit te parave" ne ekonomine shqiptare, vleresuar nga kendveshtrimi i biznesit.
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2021 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara