English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkese per lehtesimin e masave kufizuese

Konfindustria, mbështetur në zhvillimet e fundit dhe shqetësimet e biznesit, i kërkon ekzekutivit, që të lehtësojë masat anticovid në fuqi të vendosura ne fund të muajit maj 2021 nga Komiteti i Ekspertëve.

Është e papranueshme, që Komiteti i Ekspertëve të marri vendime në afatgjatë dhe larg zhvillimeve dinamike të përditshme, sikurse janë masat e fundit ndaluese për biznesin dhe qytetarët për muajt qershor dhe korrik, që përbëjne gjysmën e kohës së sezonit turistik 2021.   

Në rradhë të parë, kërkohet heqja e plotë e orës policore nga 23.00-06.00, për të bërë të mundur qarkullimin pa pengesa në territor. Eshtë e arsyeshme, që qytetarët dhe bizneset të mos kenë asnjë pengesë, qoftë edhe thjesht burokratike, të jenë të lirë të lëvizin pa kufizime kohore të papërligjura. Gjithashtu, kërkohet, që të rishikohet drejt zgjerimit deri në heqje të plotë të kufizimeve kohore për aktivitetet e biznesit.

Konfindustria vlerëson, se përmirësimet e ndjeshme në pasojat shëndetësore të Covid19, me zbritjen në zero të humbjes së jetës, ulja në kufij të papërfillshëm e të prekurve dhe vazhdimi krahësimisht i suksesshëm në shkallë rajonale e vaksinimit të popullatës, e bën të arsyeshme lehtësimin e masave kufizuese të sotme.

Konfindustria vlerëson, se është e rëndësishme, që sezoni turistik i vitit 2021 të jetë i suksesshëm për ekonominë kombëtare të prekur rëndë nga pasojat e covid19, tërmetit të vitit 2019 dhe problematikat e rënda thelbësore të sistemit. Lehtësimi i arsyeshëm i masave antipandemi është një masë e rendësishme marketingu për suksesin e shumëpritur të sezonit turistik.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara