English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustrise per afatet kohore të rikthimit te ekonomise kombetare ne nivelet e parakrizes se Covid 19 dhe termetit

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria është e mundur të rikthehet në ritmet e zhillimit ekonomik të parakrizës së pandemisë Covid 19 jo më parë se 3 mujori i fundit të vitit 2022. Studimi në arritjen e përfundimit të mësipërm është kryer nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë.

Shqipëria ka patur një rënie ekonomike në kufijtë 3-4% të PBB në vitin 2020, sipas të dhënave të institucioneve të ndryshme, përfshi edhe të dhënat zyrtare. Rënia ekonomike është frenuar në masë të madhe nga rritja e ndjeshme e borxhit publik dhe ndihmat e huaja  me rastin e tërmetit të vitit 2019 dhe përballimit të pasojave të Covid 19 si dhe flukse të mëdha financiare nga burime me origjinë të panjohur, kryesisht të investuara në sektorin e ndërtimit.

Studimi ka vlerësuar si faktorë pozitivë:- vazhdimësinë e rritjes së pritshme ekonomike të vendeve partnere në tregëti kryesisht BE, - vaksinimin masiv të popullatës të vendit, BE dhe rajonit me ndikim në industrinë e turizmit dhe sektorët e ndërlidhur si bujqësi, agro industri, shërbime, etj.gjatë vitit 2021-22.

Si faktorë negativë kryesorë, që rrezikojnë të vështirësojnë rritjen ekonomike të parashikuar, vlerësohen:- Borxhi i lartë publik, që varësisht vlerësimeve arrin deri në 100% të PBB (përfshi edhe kontratat PPP) ndërthurur me mbarimin e investimeve në rindërtim, - cmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike për biznesin, - mundësinë e pakësimit të të hyrave nga burime financiare të dyshimta si pasojë e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe masave shtrënguese të shteteve dalëse, etj. si dhe - shkalla e ulët e konkurueshmërisë së ekonomisë në nivel rajonal.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara