Konfindustria vlerëson, se është me rëndësi
thelbësore për ekonominë, biznesin dhe qytetarët shqiptarë, që procesi zgjedhor
i 25 prillit të përmbyllet sa më shpejtë në kohë dhe në përputhje të plotë të
standarteve demokratike.
Në këtë kuptim Konfindustria mbështet deklaratën
e Komisionierit për Zgjerim Z. Oliver Varhelyi për zgjedhjet e 25 prillit si një
shenjë e qartë, se BE dhe partnerët ndërkombëtarë po vëzhgojnë nga afër seriozitetin
e Shqipërisë në plotësimin e detyrimeve integruese dhe euroatlantike, që kusht
parësor për hapjen e negociatave kanë cilësinë e procesit zgjedhor.
Konfindustria vlerëson, se Shqipëria e ka
domosdoshmëri ringritjen ekonomike në vitin 2021 pas bilancit të dobët nga
politikat e deritashme qeverisëse si dhe goditjet nga tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia
Covid 19. Suksesi i sezonit turistik 2021 është i rëndësishëm si hap i parë për
ringritjen. Përparësitë relative krahësimisht vendeve të rajonit në vaksinimin
e popullatës, duhet të përkthehen në sukses të prekshëm ekonomik.
Konfindustria vlerëson, se Shqipëria ka
nevojë për ndryshim thelbësor të politikave ekonomike qeverisëse të sotme. Sa më
sipër mund të bëhet e mundur vetëm me qëndrueshmëri politike shoqërore,
siguruar nga një marrëveshje afatgjatë ndërmjet gjithë palëve vendimarrëse,
thellimit të Reformës në Drejtësi si dhe bashkpunimit të ngushtë me partnerët
ndërkombëtarë.
|