English   |   Kontakt
 
 
 
Sondazhi i pare i Konfindustrise perpara zgjedhjeve te 25 prillit

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë ka nxjerrë përfundimet e para të sondazheve me bizneset, lidhur me programet e paraqitura në publik të partive politike kryesore me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Sondazhet kanë përfshirë periudhën shkurt-java e parë e marsit 2021. Në vlerësim janë përfshirë 143 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhënj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan. Sektorët janë industri, prodhim, shërbime, agroindustri, etj.

 

-         Pyetjes së parë të sondazhit, që lidhej me besueshmërinë e zbatimit të programeve/premtimeve ekonomike pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga qeverisja politike, 76% e bizneseve u përgjigjën, që nuk kanë besim ose kanë shkallë shumë të ulët besimi. 

-         Pyetjes së dytë të sondazhit, që lidhej me ndikimin e vendimeve dhe/ose premtimeve me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit heqje/nxjerrje nga skemat e pagesave të detyrimeve fiskale të kategorive të biznesit të vogël,  69% e bizneseve të pyetura u përgjegjën, që janë të dëmshme ekonomikisht në afatgjatë, prishin konkurencën e lirë në treg dhe do shtojnë informalitetin.

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë do të vazhdojë të publikojë të dhënat e e moduleve të tjera të sondazheve të kryera me bizneset, lidhur me brendinë e programeve ekonomike të paraqitura nga partitë politike me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Konfindustria, duke marrë shkak edhe nga përfundimet e mësipërme të sondazheve me bizneset, u bën thirrje partive politike të jenë më të qartë, të përgjegjshëm dhe profesionalë në programet ekonomike, që i ofrojnë qytetarëve dhe sipërmarrjes shqiptare në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara