English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per problematikat e "Kurum Demir"

Konfindustria është duke ndjekur me shqetësim dhe vëmendje të vecantë lajmet për problematikat financiare, ligjore dhe gjyqësore të kompanisë holding “Kurum Demir” në Turqi dhe pasojat e mundshme shoqëruese në ekonominë dhe sistemin bankar në Shqipëri.

Së pari, shqetësimi është lidhur drejtpërdrejtë me faktin, se në Shqipëri kompanija bijë e “Kurum Demir” është në zotërim të aseteve të rëndësishme në sektorët strategjikë të industrisë energjisë si HEC-et u Ulëz, Shkopet dhe Bistrica 1,2  , të uzinës së vetme në vend të celikut në Elbasan si dhe terminalin në Portin e Durrësit, më i madhi në vend. Së dyti, shqetësimi është edhe më i madh, nëse vlerësohet, se mbi 50% e vlerës së përgjithshme prej afër 500 milion euro të kredisë të kompanisë, janë marrë nga sistemi financiar dhe bankar në Shqipëri.

Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë, qeverisë dhe agjencive ekzekutive përkatëse të ndjekin me vëmendje dhe të marrin gjithë masat e nevojshme ligjore për të parandaluar përcjelljen nga Turqia të pasojave të dëmshme të mundshme të rastit në fjalë në ekonominë dhe sistemin bankar shqiptar. Banka e Shqipërisë duhet të vlerësojë të marri masat e duhura për të kontrolluar cilësinë e kreditimit, për të shmangur përqëndrimin e kredisë vetëm në disa operatorë tregtarë si dhe për të luftuar mungesën e profesionalizimit, subjektivizmin dhe korrupsionin në sektorin bankar në procesin e kredidhënies. Qeveria dhe agjencitë ekzekutive duhet të marrin masat e nevojshme për të parashikuar dhe përballuar problematikat e mundshme, që mund të shkaktohen në sektorët strategjikë në të cilat kompania “Kurum” është e pranishme në vend, që do të ishte  me pasoja të rënda në të gjithë ekonominë shqiptare.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara