Konfindustria vlerëson, se fatura financiare
e dëmeve ndaj ekonomisë kombëtare të shkaktuara drejtpërdrejtë nga menaxhimi
joprofesional i krizës së Covid 19 nga ekzekutivi, llogaritet të jetë e rendit
të 350-400 milion $ vetëm për muajt mars dhe prill 2020.
Konfindustria në analizën e mësipërme ekonometrike
ka vlerësuar në mënyrë krahësimore menaxhimin e krizës nga vende të Rajonit si
Bullgaria, Kroacia dhe Greqia, që kanë patur rezultate shëndetësore më të mira
dhe/ose të ngjashme me Shqipërinë. Analiza tregon, se masat shtrënguese kundër
Covid 19 në Shqipëri kanë qene mjaft të ashpra dhe tërësisht jopërpjestimore me
rrezikun shëndetësor, duke sjellë në mënyrë të paarsyeshme rëndëimin e faturës
financiare me afër 400 milion $ humbje të biznesit, qytetarëve dhe buxhetit të
shtetit. Me një menaxhim më të përgjegjshëm dhe profesional fatura në fjalë
ishte lehtësisht e shmangshme.
Konfindustria ka bërë të ditur publikisht me
kohë, që humbjet e përllogaritura të ekonomisë formale për muajit mars, prill
2020 llogariten në 1,2 miliard $. Përfaqësues të ekzekutivit pranuan se fundmi
plotësisht vërtetësinë e përfundimeve të mësipërme. Ndërkohë, duke patur patur
parasysh edhe pjesën joformale humbjet tërësore e tejkalojnë shumën e 2 miliard
$.
Konfindustria kërkon nga ekzekutivi, që të
kalohet me shpejtësi drejt normalitetit të plotë për të gjithë kategoritë e
biznesit dhe lëvizjes qytetarëve. Fatura financiare e dëmeve të ekonomisë kombëtare
rritet me shpejtësi në cdo orë të ndalimit të paarsyeshëm të kategorive të
biznesit dhe qarkullimit të qytetarëve në gjithë hapsirën e vendit, përfshi
edhe Kosovën. Rreziku shëndetësor nga Covid 19 në Shqipëri dhe Rajon është
provuar, se ka qenë i papërfillshëm krahësimisht shteteve historike të BE.
|