English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per lehtesimin e masave shtrenguese kunder Covid19 dhe zona e lire Shqiperi-Kosove

Konfindustria mbështet në parim fillimin e lehtësimit të masave shtrënguese kundër Covid 19 për një kategori biznesesh të shërbimeve, por është kundër hyrjes në fuqi në datën 11 maj, duke kërkuar zbatim të menjëhershëm. Gjithashtu, duhet të zgjerohen kategoritë e bizneseve të lejuara, kundrejt protokolleve ligjore të sigurisë shëndetësore. Në hapsirat e vendit, ku nuk ka raste të prekjes nga epidemia, gjëndja duhet të shkojë menjëherë drejt normalitetit të plotë pa kufizime.

Konfindustria vlerëson, se sidomos është e rëndësishme të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve, zgjerimi i dukshëm i hapsirave orare të lëvizjes ditore dhe lejimit të transportit, sipas praktikave të vendeve të tjera të Rajonit. Transporti me mjete private duhet të lirohet tërësisht si brenda bashkive ashtu edhe në të gjithë hapsirën gjeografike të vendit. Nuk ka asnjë kuptim dhe vlerë lejimi i aktiviteteve të shërbimeve si p.sh hoteleve, etj., nëse nuk shoqërohet me lejimin e qarkullimit të qytetarëve.

Konfindustria kërkon, që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të krijojnë sa më shpejt një zonë të përbashkët të lirisë së qarkullimit të qytetarëve në periudhën e mbylljes ndërkombëtare të pandemisë.

Të dhënat shëndetësore tregojnë, që shkalla e rrezikut të Covid 19 në Shqipëri, Kosovë dhe në Rajon, është shumë e ulët në shkallë krahësimore me vendet historike të BE. Ndërkohë, masat shtrënguese në Shqipëri janë tërësisht jopërpjestimore me shkallën e rrezikut shëndetësor dhe mjaft më të ashpra, sesa vëndet e Rajonit dhe më tej. Deri tani masat e shtrënguese kanë prodhuar një faturë financiare me mbi 2 miliard $ në ekonominë kombëtare, me pasoja të rënda për biznesin, qytetarët, shtimin e papunësisë dhe buxhetin e shtetit.  


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara