English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per zbutjen e pasojave te krizes se shkaktuar nga pandemia
    Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që me qëllim të zbutjes së pasojave të krizës dhe mos lejimit të shkuarjes deri në gjëndje të falimentimeve masive në ekonomi dhe deri krizë humanitare, që mund të cënojnë qëndrueshmërinë shoqërore dhe rendin kushtetues,  të vlerësojë marrjen e masave si më poshtë: 1-      Të fillojë sa më shpejt procesin drejt normalizimit të gjëndjes së aktiviteteve të bizneseve, të lëvizjes të njerëzve dhe mjeteve motorrike. Për këtë qëllim: - të zgjaten oraret e lejuara të qarkullimit ,- të shtohet numri i kategorive të bizneseve të lejuara. Në rajonet gjeografike të paprekuara dhe/ose të prekuara pak nga epidemia si dhe fermerët gjëndja ti afrohet normalitetit. 2-      Të kontrollojë daljen e valutës jashtë vendit. Para së gjithash të orientojë në masën maksimale të mundshme kryerjen shpenzimeve   buxhetore në vijim në bizneset dhe prodhuesit vendorë sidomos në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë. 3-      Të ndalojë daljen e valutes në formën e dividenteve të shpërndara për aksionerët e huaj të kompanive. Të vlerësojë rritjen e tatimit të dividentit deri në masën 20% për të gjithë kompanitë, që punojnë në tregje të mbyllura me privilegje shtetërore si PPP, koncesione, licenca eskluzive, etj. 4-      Për të gjitha bizneset, që kanë rritur të ardhurat si përfitim nga gjendja e jashtëzakonshme, të vlerësojë rritjen e tatim fitimit. 5-      Të rishikohet thelbësisht strategjia e paketës së ndihmës për bizneset pavarësisht “madhësisë”, por mbështetur vetëm te kriteri i masës së pasojave të ndikimit të krizës. Të përfshihen në paketën financiare të ndihmës lehtësimet e detyrimeve fiskale, taksa vendore dhe qëndrore për kategoritë e ndaluara/prekuara me ligj të bizneseve dhe punemarrësve përkatës. 6-      Të ndërtohen skema të sakta me financime në rritje për shtresat më në nevojë, të papunët formalë dhe informalë dhe bizneset më të goditura, me qëllim që shpenzimet të orientohen te qytetarët dhe njësitë ekonomike më të prekura dhe njëkohësisht si masa më efektive për shpërndarjen sa më të gjerë të mundshme të likuiditetit monetar në ekonomi. Konfindustria, mbështetur në të dhënat e ardhura nga operatorët industrialë vlerëson me shqetësim, se kanë filluar të shfaqen shenjat e para të shkrirjes/falimentimit të një numri të madh sektorësh të ekonomisë në kushtet e përballjes me pandeminë Covid 19.  Rritja e shpejtë e papunësisë faktike, mungesa e likuiditetit, rënia e kërkesës në treg shoqëruar dhe me fillimin e zhvleftësmit të fortë të Lek-ut, janë parathënie të një krize me pasoja të pallogaritshme në afatgjatë për ekonominë kombëtare dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë. 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara