English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria me nje pakete masash operative lidhur me bizneset gjate COVID-19

Konfindustria, mbështetur në të dhënat dhe problematikat e operatorëve industrialë, me qëllim rritjen e efektivitetit ekonomik si dhe standarteve mbrojtëse kundër pandemisë COVID 19, ka përgatitur një Paketë vlerësimi të gjendjes dhe disa propozime masash përmirësuese:   

1-     Vlerësohet, se ka filluar përshtatja më e mirë e punës së bizneseve në kushtet e reja të krijuara nga gjendja e jashtëzakonshme.

 

2-     Vlerësohet pozitivisht vendimi i ekzekutivit për njëhsimin e orareve të qarkullimit të njerëzve dhe aktiviteteve ekonomike.

 

3-     Kërkohet të shtyhet 1-2 orë afati kohor për mbylljen e aktivitetit të bizneseve/industrive në qëndrat urbane. Një shtrirje e tillë kohore rrit efektivitetin ekonomik dhe mundëson uljen relative të dendësisë së qarkullimit të qytetarëve, duke shërbyer edhe në mbrojtjen e shëndetit.

 

4-     Konfindustria mbështetet publikimin me akt ligjor të listës së kategorive të bizneseve, që lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre.

 

5-     Kërkohet të ndërtohet protokolli tekniko-ligjor i masave mbrojtëse të detyruara sipas cdo kategorie biznesi për tu patur si metodikë pune zbatuese nga bizneset dhe inspektoriatet kontrollit.

 

6-      Lista e kategorive të lejuara të bizneseve dhe kohështrirja e lejimit të aktivitetit të tyre të jetë më e gjerë në:

a.      Hapsirat gjeografike të paprekura deri më sot nga epidemia.

b.      Sektorin bujqësor dhe fermerët

 

7-       Të sigurohet qarkullimi për të gjitha punonjësit/specialistët e linjave teknologjike, enëve nën presion, etj. në industri, që kanë nevojë 24-orëshe për kujdesje dhe parandalim aksidentesh.  

Konfindustria vlerëson, se marrja e masave përpjestimore shtrënguese në përballje me rrezikun e epidemisë është mënyra e vetme në uljen e faturës së rëndë financiare, që qytetarët dhe bizneset do të duhet të paguajnë nga pasojat e përballjes me pandeminë.

Administratori i Përgjithshëm

Gjergj Buxhuku

 


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara