English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per nismen e faljes fiskale

Konfindustria vlerëson, se nisma e faljes fiskale e shpallur së fundmi nga Kryeministri Z. Edi Rama për të patur mundësi për sukses, duhet të ketë domosdoshmërisht miratimin paraprak dhe përfshrjen e drejtpërdrejtë në zbatim të shteteve partnere euroatlantike si SHBA-të dhe BE.

Shmangia nga procesi i partnerëve gjeostrategjikë të vendit rrezikon, që Shqipëria të kthehet në vend të pastrimit “de jure” të parave me origjinë nga burime të dyshimta si dhe të dëmtojë dukshëm edhe vetë procesin e filluar të “vetting-ut”në drejtësinë shqiptare. Shqipëria në mënyrë të vazhdueshme është paralajmëruar nga agjencitë e specializuara të BE si vend me rrezik të lartë për “pastrimin e parave të zeza”. Së fundmi ishte agjencia Monayval e Këshillit të Europës, që përfshiu Shqipërinë në listën gri të vendeve më rrezik të lartë të pastrimit të parave.

Gjithashtu, është i nevojshëm konsensusi i opozitës dhe fillimi i domosdoshëm i punës së Gjykatës Kushtetuese, që do të krijojë kushtet për qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë në afatgjatë të faljes fiskale dhe penale te biznesi dhe qytetarët. Në rast të kundërt rrezikohet jo vetëm dështimi i nismës në fjalë, por dëmtohen interesat publike, konkurenca e ndershme ndërmjet bizneseve, nxitet informaliteti i ardhshëm në ekonomi, si edhe preken drejtpërdrejtë përgjegjësitë e Shqipërisë ndaj aleancave euroatlantike në kuadër të NATO-s dhe BE.

Konfindustria mbështet në parim një nismë të mirëmenduar të faljes fiskale të thellë për kapitalet”gri” të siguruara nga puna e bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë. Sa më sipër është e nevojshme në kushtet e sotme të një ekonomie informale deri në 50% të PPB dhe të mbi 35% të qytetarëve shqiptarë në emigrim. Të hyrat e siguruara nga një falje fiskale e mirëmenduar dhe në interes publik afatgjatë mund të jenë të dobishme sidomos në kushtet e sotme kur ekonomia shqiptare është në kushtet më të vështira të 20 viteve të fundit. Sipas burimeve të ndryshme përllogariten më shumë se 30 miliardë $ të larguara nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme.


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara