English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per pasojat e epidemise se koronavirusit ne ekonomi

Konfindustria kërkon nga ekzekutivi ndërtimin e një pakete masash ligjore për zbutjen e pasojave në ekonominë shqiptare të krizës botërore të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit. Disa nga vëndet kryesore partnere tregtare si Italia, Kina, etj. janë prekur ashpër dhe pasojat negative kanë filluar të ndjehen dhe parashikohet të jenë edhe më të rënda për ekonominë shqiptare.    

Konfindustria vlerëson, se masa më e rëndësishme e mundshme në kushtet e mësipërme është ulja e cmimeve të karburanteve. Cmimi i karburanteve në tregjet botërore ka rënë me mbi 12% brenda javës, por nuk është pasqyruar në tregun vendor. Cmimet e karburantit (naftë dhe benzinë) në Shqipëri janë afërsisht 18-30% më të shtrenjta se në shtetet fqinje Kosovë, Maqedoni, etj. dhe janë ndër më të lartat në Europë. Cilësia e karburanteve është në shumicë dërrmuese tërësisht jashtë standarteve minimale. Tregu i karburanteve në Shqipëri nuk është konkurencial dhe nuk pasqyron rënien e cmimeve në bursat botërore. Ndëkohë, që rritjen e cmimeve në tregjet botërore e pasqyron menjëherë. Autoritetet shtetërore janë treguar krejësisht të  paafta të rregullojnë deri më tash problematikat e rënda të mënyrës së organizimit dhe operimit të tregut të karburanteve në vend. Tregu i karburanteve është më i madhi në vend me mbi 1,2 miliard euro/vit, duke dhënë mbi 10% të PPB.

Konfindustria vlerëson, se nëse nuk merren masat e uljes së domosdoshme dhe të menjëhershme të cmimit të karburanteve ekonomia dhe bizneset do të goditen ashpër nga përballja vetëm me pasojat financiare dhe tregtare të krizës botërore të epidemisë së koronavirusit. Prodhimet dhe industritë shqiptare do të goditen në mënyrë të shumëfishtë, kostot do të rriten, shkalla e konkurencës në tregje do të ulet më tej dhe shtohet ndjeshëm rreziku i uljes së prodhimit dhe falimentimeve.

Konfindustria vlerëson, se në kushtet e zhvillimeve të fundit të krizës botërore, krahas ekzekutivit është e domodoshme ndërhyrja edhe e Autoritetit të Konkurencës për të filluar hetim për mënyrën e organizimit, funksionimit dhe rregullimit te tregut të karburanteve në vend.  


 

Nisma

+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]
+ Data 2019-01-05
Krijimi i Burses Shqiptare te Energjise
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
+ Data 2019-05-02
Konfindustria ne grupin e punes ne projektin e Pergatitjes Politikave Industriale‎ te Rajonit te Ballkanit Perendimor 2018-2019, GIS Gjermani dhe Keshilli Bashkpunimit Rajonal- Sarajeve
+ Data 2019-04-11
Konfindustria pjesemarrese ne sesionin plenar te hapjes se Konferences Esri Italia 2019, Rome, Itali
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara