English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per pezullimin e rritjes se tarifave nga kompanite celulare

Konfindustria mbështet vendimin e fundit të Autoritetit të Konkurencës për pezullimin përkohshëm të rritjes në grup të tarifave nga kompanitë e telefonisë së lëvizshme dhe fillimin e procedurave të hetimit për dyshime për shkelje të kushteve të konkurencës dhe marrëveshje të ndaluara në treg.

Konfindustria kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, që të thërrasë në mënyrë sa më të shpejtë në dëgjesë entin rregullator të telekomunikacioneve AKEP për të vlerësuar arsyet e lejimit nga ana e tij për rritjen në grup të tarifave nga kompanitë celulare. AKEP është institucion në varësi të drejtëpërdrejtë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që AKEP nuk ka ndërmarrë paraprakisht masa për të ndaluar rritjen e njëkohshme në grup të tarifave të telefonisë  dhe njëkohësisht nuk ka njoftuar publikun në zbatim të detyrimeve të tij ligjore kundër marrëveshjeve të ndaluara të dyshuara të tipit “kartel” nga operatorët në tregje të rregulluara.

Konfindustria vlerëson, se sidomos tregjet strategjike  në vend kanë shenja të dukshme të mungesës së konkurencës, gjendjeve monopol dhe marrëveshjeve kartel me pasoja rrënuese për biznesin, industritë, qytetarët dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë. Gjithashtu, në mënyrë të qartë dhe në shumicë institucionet rregullatore të tregjeve, që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të mbrojtur interesat publike, me veprimet dhe mosveprimet e tyre i shërbejnë interesave të operatorëve monopolistë me shenja të qarta subjektivizmi dhe korrupsioni. Shkallë e ulët konkurence paraqitet në të gjitha tregjet strategjike në vend si sektorët financiarë, të sigurimeve, telekomunikacioneve, bankarë, karburanteve, etj. Pasojat e gjëndjes së mësipërme janë shkatërruese edhe për konkurencën e Shqipërisë në garën për tërheqjen e investimeve të huaja në të cilën jemi të fundit në Rajon.


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara