English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per mundesine e spekullimit me cmimet e karburanteve pas zhvillimeve ne Iran.
Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme paraprake nga ekzekutivi për të parandaluar spekullimet e mundshme dhe rritjen e pakontrolluar të cmimeve në tregun e karburanteve si pasojë e zhvillimeve të fundit në Iran dhe Lindjen e Mesme. Mënyra e sotme e organizimit të tregut të karburanteve në vend, me shfaqje të përsëritura të sjelljes të tipeve “oligopol”, “kartel”, etj. nga operatorët si dhe shkalla e ulët e kontrollit nga agjencitë qeveritare, rrisin shumë mundësinë e shkarkimit të rritjes së cmimeve në mënyrë të menjëhershme si dhe kostove të spekullimeve shtesë në dëm të qytetarëve dhe biznesit.  Vlerësohet, se kosto agregate e rritjes në mënyrë të pakontrolluar dhe spekullimeve të mundshme me cmimet e karburanteve ne ekonomi rrezikon të jetë e rendit të qindra milionë $. Tregu i karburanteve është më i madhi me mbi 10% të PPB dhe qarkullim vjetor të njohur, që tejkalon 1,3 miliard $. Mbi 60% e cmimit fundor të shitjes së karburanteve në tregun me pakicë e përbëjnë taksat dhe tatimet. Konfindustria vlerëson, se pasojat e rritjes së cmimit të naftës në tregjet botërore mund të ndihen edhe në prodhimin e energjisë elektrike. Shqipëria është importuese neto e energjisë elektrike dhe sot ka cmimin më të lartë në Rajon për biznesin. Ekonomia kombëtare dhe vecanërisht sektori prodhues, rrezikon të bllokohet tërësisht, nëse cmimet e karburanteve në treg do të rriten në mënyrë të pakontrolluar. Shqipëria edhe sot bën pjesë në shtetet me cmimet më të larta në Europë dhe në nivel botëror. Nëse do të kihet parasysh edhe kosto shtesë nga cilësia jashtë standarteve e shumicës së produkteve të karburanteve në qarkullim në treg, Shqipëria mund të jetë shteti me cmimin më të lartë në shkallë botërore. Cmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike janë një nga arsyet kryesore të pengimit të investimeve të vendit dhe të huaja në ekonomi, të shkallës së ulët së konkurencës së prodhimeve dhe shërbimeve vendore dhe nivelit të ulët të mirëqënies së qytetarëve shqiptarë.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara