English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per projektet e planifikuara ne buxhetin e vitit 2020
Konfindustria do të kërkojë nga Kuvendi i Shqipërisë, që në kuadër të procesit të debateve për buxhetin 2020, të mos pranojë për shqyrtim asnjë propozim të ardhur nga ekzekutivi i pashoqëruar nga studimet përkatëse të efektivitetit financiar dhe krahësimit me projekte të tjera alternative në këndvështrimin e përfitimeve në afatgjatë të ekonomisë kombëtare. Në rast të kundërt do të kishim një goditje të drejtpërdrejtë të rëndë të interesave publike, dinjitetit minimal të deputetëve, të institucionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe vetë sistemit demokratik. Konfindustria shpreh shqetësimin për mungesën e plotë të studimeve ekonomiko-financiare krahësimore të projekteve të infrastrukturës të përzgjedhura për financim nga ekzekutivi në projektbuxhetin 2020 dhe në strategjinë 2 vjecare në vazhdim të paraqitura në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk përmendim këtu mungesën e plotë të studimeve të bërshmërisë të projekteve të tipit PPP të miratuara, që rrezikojnë seriozisht buxhetin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik të vendit në një periudhë mbi 10 vjecare. Mungesa e studimeve të fisibilitetit e kthen praktikisht, miratimin e projekteve të infrastrukturës dhe më gjerë nga Kuvendi i Shqipërisë, vetëm në një vendim politik me hapsirë shumë të gjerë për subjektivizëm dhe korrupsion të nivelit më të lartë të tipit “state capture/kapje e shtetit” në interes të grupeve lobiste në kundërshtim me interesin publik në afatgjatë. P.sh në materialet shoqëruese të projekt propozimeve për financimin e infrastrukturës të paraqitura për shqyrtim në komisionet parlamentare nuk bëhet e ditur se cili do të jetë përfitimi krahësimor i financimit të projekteve të Tunelit të Llogarasë, Aeroportit të Vlorës, rruga Thumanë -Rrogozhinë kundrejt projekteve të tjera si p.sh rruga Kardhiq-Delvinë, pjesa e pambyllur e Milot-Tiranë, Tiranë-Ndroq-Durrës, sistemet e përpunimit të ujrave të zeza, etj. Këtu përmendim edhe raste të papranueshme te lenies jashte vemendjes si p.sh rruga Përmet-kufiri me Greqinë, që praktikisht ka izoluar pothuaj gjysmën e hapsirës së Shqipërisë Juglindore. Konfindustria vlerëson, se paraqitja e projekteve, që propozohet te financohen nga buxheti i vitit 2020 pa studimeve krahësimore të përfitimit të qarta të ekonomisë kombëtare, bëhet edhe më e ndjeshme në kushtet e gjendjes së vështirë ekonomike. Vlerësojmë, se në vitin 2019 kemi përgjysmim të rritjes ekonomike të parashikuar, një borxh publik që tejkalon 70% të PBB dhe një mosrealizim të të ardhurave, që deri ne fund të vitit pritet të tejkalojë nivelin e 100 milion eurove. Sa më sipër do të ndikojë drejtpërdrejt dhe në shkurtimin e shpenzimeve kapitale të vitit 2020.    
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara