English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per nismen ligjore lidhur me kompanite "guacke"
Konfindustria shpreh shqetësimin për ndërprerjen pa asnjë shpjegim publik të nismës ligjore për zbulimin e pronarëve të vërtetë të kompanive të ashtuquajtuara “guacka” të regjistruara në parajsa fiskale, që veprojnë në Shqipëri. Nisma ligjore, me ndërhyrjen dhe trysninë e drejtpërdrejtë të agjencive të specializuara të BE, ka filluar të trajtohet në Qeveri dhe deri në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë mbi nje vit më parë, por më pas është ndërprerë pa asnjë shpjegim publik. Konfindustria ka kërkuar publikisht në mënyrë të përsëritur prej pothuaj 3 vitesh domosdoshmërinë e ndalimit të kompanive të regjistruar në parajsa fiskale në përfitimin e tenderave publike, koncesioneve, PPP, etj. Gjithashtu, është kërkuar bërja publike e emrave të pronarëve të vërtetë të kompanive “guackë” të pranishëm në sektorë strategjikë të ekonomisë së vendit dhe përfitues të financimeve publike dhe licencave shtetërore të të gjitha llojeve. Prania e kompanive të regjistruar në parajsa fiskale është mjaft  e përhapur në të gjitha sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare si prodhim, përpunim dhe tregëti të hidrokarbureve, në sistemin financiar, infrastrukturë, mbetje, energji, etj. Pasojat e peshës së madhe dhe në rritje të kompanive “guacka” në ekonomi janë mundësia për korrupsion të përmasave të mëdha, prishja e konkurencës në treg, rritja e rreziqeve financiare për buxhetin e shtetit dhe qytetarëve, pastrim i parave dhe deri te problemet me natyrë të pastër gjeostrategjike dhe sigurisë kombëtare. Rreziqet e ardhura nga prania e kompanive “guackë” shtrihen drejtpërdrejt dhe në kapje të medias, politikës dhe vetë shkatërrimi i demokracisë.   Konfindustria vlerëson se sipas të dhënave, që qarkullojnë në media dyshohet, se nga Shqipëria në 28 vitet e fundit mund të kenë dalë jashtë vendit mbi 30 miliard $ të nxjerra dhe ë vendosura në pjesë të madhe në “parajsat fiskale” me pronarë të panjohur. Një pjesë e tyre nga trysnia e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, mund të jenë rifutur në vend, duke sjellë forcimin e fortë dhe të panatyrshëm të monedhës kombëtare Lek ndaj Euro-s dhe Dollarit amerikan me gjithë pasojat e rënda afatgjatë për ekonominë kombëtare.  
 

Nisma

+ Data 2020-01-07
Illicit&Money Laundering versus Albanian Business. Plani i veprimeve 2020-2022 e Konfindustrise per pranine, ndikimin dhe perballjen me fenomenet e "parave te zeza" dhe "pastrimit te parave" ne ekonomine shqiptare, vleresuar nga kendveshtrimi i biznesit.
[Me shume]
+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
+ Data 2020-05-02
Qeveria miraton kerkesen e Konfindustria per rihapjen e aktivitetit te industrive te sherbimeve,Qendrave Tregtare. Kerkesa zyrtare iu drejtua Kryeministrit Z.Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar Qendrat Tregtare do te hapen ne date 11 Maj 2020. Qendrat Tregta
+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login








© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara