English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria për koncesionin e kontrollit të aparateve matës të karburanteve
Konfindustria, i kërkon ekzekutivit të tërhiqet nga koncesioni i pakërkuar për privatizimin e shërbimit të kontrollit të aparateve matës të karburanteve, duke e vlerësuar si proces  tërësisht të papërligjur dhe në kundërshtim të plotë me interesin publik në afatgjatë. Në gjithë aktet shoqëruese ligjore nuk ka asnjë shpjegim financiar të uljes së abuzimeve dhe përfitimeve në afatgjatë të ekonomisë, buxhetit shtetit, biznesit dhe qytetarëve, që të mund të përligji privatizimin e shërbimit. Ndërkohë, nga e arka e shtetit do të dalin rreth 70 milion euro për llogari të monopolit privat, përkundrejt një investimi të llogaritur në vetëm 500 mijë euro. Konfindustria vlerëson, se me humbjen e të hyrave financiare të shërbimit, institucionet shtetërore praktikisht do të jenë formale, sepse nuk do të zotërojnë asnjë mundësi praktike, teknologjike dhe njerëzore për të kontrolluar cilësinë e zbatimit të kontratës nga operatori privat. Koncesionari privat monopolist mund të lidhi, lirisht dhe pa asnjë frikë nga kontrollet e agjencive shtetërore, marrëveshje të fshehta me operatorë të caktuar për të abuzuar sëbashku me volumet e shitjes në dëm të konsumatorëve, duke i lënë krejt të pambrojtur. Sa më sipër, bën të pakuptimtë në praktikë edhe të drejtën e pretenduar të qeverisë për të prishur në mënyrë të njëanshme kontratën, në rast se brenda 12 muajsh do të vihen re shkelje nga privati. Shteti, nëse do të ketë vullnetin politik të mbrojë konsumatorët, i mbetet vetëm të investojë sërish  nga fillimi dhe krejt pa kuptim nga buxheti, për të patur mundësinë e kryerjes se kontrollit mbi “kontrollorin” monopolist privat. Konfindustria vlerëson, se dorëzimi “de jure” i përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e konsumatorëve në duart e një monopoli privat të rradhëz, rrezikon të ketë pasoja shumë përmasore të rënda për ekonominë kombëtare, qytetarët, bizneset, buxhetin e shtetit dhe konkurencën ndërmjet operatorëve. Kalimi në monopol privat i të drejtës së kontrollit të aparatëve, rrëzikon ndjeshëm të shtojë abuzimet e me volumet në shitje të karburanteve ndaj qytetarëve dhe bizneseve, që sot janë në vlerat 20-25 milion euro/vit, duke rënduar drejtpërdrejt cmimin faktik fundor.  Tregu i karburanteve është më i madhi në vend me mbi 10% të PBB dhe vlerë absolute mbi 1,3 miliard euro/vit. Shqipëria është ndër 25 vendet me cmimin më të lartë të karburantit në botë.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara