|
|
Konfindustria për krijimin e Agjencisë së Rezervave të Sigurisë së Karburanteve |
|
Konfindustria shpreh shqetësimin për mjetet dhe mekanizmin financiar
të parashikuar në nismën e fundit ligjore të qeverisë, përkatësisht Ministrisë
së Infrastrukturës&Energjisë, për krijimin e Agjencisë së Rezervave të
Sigurisë së Karburanteve, që do të cojë drejtpërdrejtë në rritjen e mëtejshme të
cmimeve fundore për bizneset dhe qytetarët edhe kështu të papërballueshme.
Konfindustria do ti kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë të mos
miratojë në asnjë rast akte ligjore, që parashikojnë rritjen e mëtejshme të barrës fiskale në formën
e taksave dhe tarifave mbi karburantet. Shqipëria rradhitet sot në 20-25 vendet
më cmimin më të lartë të karburanteve në botë, ku barra fiskale përbën deri në
60% të cmimit fundor për bizneset dhe qytetarët. Cmimi shumë i lartë bashkuar
me cilësinë jashtë standartit të karburanteve në qarkullim, ka pasoja mbytëse
dhe shkatërruese në ekonominë kombëtare, fuqinë konkuruese të prodhimeve&shërbimeve
vendore, tërheqjen e investimeve të huaja, falimentimin e biznesit, industrive
dhe mirëqënien e qytetarëve.
Konfindustria nuk është parimisht kundër krijimit të një enti shtetëror
të rezervave të sigurisë së karburanteve, por thekson, se mekanizmi financiar i
parashikuar në projekt ligj, që con drejtpërdrejt në rritjen e barrës fiskale
dhe si rrjedhim rritjen e cmimit fundor të karburanteve për bizneset dhe
qytetarët, është i papranueshëm. Financimi i ngritjes dhe funksionimit të entit
shtetëror në fjalë mund të bëhet nga vlerat shumë të larta të tatimeve dhe
taksave, që sot bizneset dhe qytetarët paguajnë për karburantet si dhe/ose fitimet,
nëse Agjencisë i jepet e drejta të veprojë edhe si operator i mirëfilltë në tregun
më të madh të vendit prej mbi 1.5 miliard $/vit dhe mbi 10% të PPB. Vetëm pagesat
për taksën e qarkullimit arrijnë shumën prej mbi 120 milion euro/vit.
Konfindustria ka kërkuar në mënyrë të përsëritur dhe shoqëruar me kërkesa
të qarta, që tregu strategjik i karburanteve duhet ti nënshtrohet një rindërtimi
të thellë strukturor, me qëllim uljen e detyrueshme të cmimeve dhe përmirësimin
thelbësor të cilësisë së produkteve, që u shërbehen qytetarëve dhe bizneseve. Vullneti
politik i ekzekutivit në vite për rregullimin e tregut të karburanteve ka
munguar plotësisht, duke i shkaktuar humbje prej financiare, ekonomike, shëndetësore
dhe mjedisore prej qindra milionë euro/vit ekonomisë kombëtare, buxhetit të
shtetit, industrive, bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë.
Konfindustria është e gatshme të bashkëpunojë dhe të mbështesë cdo
nismë qeveritare dhe vendimarrjes politike në përgjithësi për përmirësimin e ndërtimit
dhe funksionimit të tregut të karburanteve.
|
|
|
Nisma
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
+ Data 2020-05-20 |
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh. |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|