English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per ndikimin e krizes politike ne ekonomi
Konfindustria shpreh shqetësimin e thellë për zhvillimet politike të deritashme, duke theksuar, se nëse nuk do të gjënden rrugëzgjidhje, pasojat do të jenë me përmasa të rënda për biznesin, qytetarët dhe ekonominë në tërësi edhe kështu në gjendje të vështirë. Shqipëria, për shkak të mënyrës së ndërlidhjes strukturore të fuqishme të sistemit politik dhe ekonomik, rrezikon të mbetet pa biznese kombëtare, shkatërrim të prodhimit vendor, largime të mëtejshme të popullsisë, goditje afatgjatë në tregjet financiare dhe investimeve të huaj.       Pavarësisht kohës së kufizuar, Konfindustria vlerëson, se është e mundur të gjehen dhe të jepen zgjidhje të minutës së fundit për të shmangur rënien e lirë të gjithë sistemit me pasoja vetasgjësuese të pashmangshme edhe për vetë gjithë vendimarrjen e tashme politike pa përjashtim. Në rast të kundërt rrezikojmë, që të paktën në afatmesëm të kalohet në përfundime skajore, që mund të shkojnë nga anarkia e zgjeruar deri në autotarizëm të plotë, që nuk janë të paprovuara në historinë e re të Shqipërisë. Konfindustria vlerëson, se pakica duhet të luajë rolin e saj si bashpërgjegjëse për ti dhënë kuptim dhe për të mos cbërë krejtësisht të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur ndërmjet ofertave politike, si një nga vlerat e vetme të prodhuara në 30 vite nga demokracia e dobët dhe jo funksionale shqiptare. Shumica, me përgjegjësine e të qënit në pushtet, duhet të krijojë të gjitha kushtet dhe të bëjë të githa përpjekjet, përfshirë cënimin e përkohshëm dhe të pjesshëm të interesit personal për hir të atij publik dhe kombëtar, për të shmangur skenarin e zhvillimit të zgjedhjeve vendore pa garë.  Gjithashtu, shumica në pushtet duhet të jetë e përmbajtur për të mos lejuar, që në kushtet e funksionimit jo normal të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjendjes së rënduar politike, të mos merren vendime të pabazuara, subjektive dhe korrupsioniste të “state capture/kapjes së shtetit”, që prekin interesat ekonomike në afatgjatë të vendit, biznesit dhe qytetarëve shqiptarë.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara