English   |   Kontakt
 
 
 
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare

Konfindustria, duke marre shkak nga lajmet e fundit mjaft shqetesuese per denimin me mbi 100 milion euro te shtetit shqiptar ne Gjykaten Nderkombetare te Uashingtonit, do te kerkoje prane Kuvendit te Shqiperise krijimin e nje komisioni per hetimin e thelluar te rastit ne fjale dhe nxjerrjen e te gjithe pergjegjesve institucionale perkatese ne raste te tjera te ngjashme. Hetimi i Kuvendit te Shqiperise per zbulimin e shkaqeve ligjore dhe personave pergjegjes eshte i domosdoshem, duke ditur se sipas te dokumentave zyrtare te publikuara, shteti shqiptar rrezikon te ndeshkohet nga perballjet me Gjykatat Nderkombetare me ndeshkime financiare, qe mund te shkojne deri ne 2 miliarde euro. Rastet e ndeshkimeve te renda nga Gjykatat Nderkombetare, jane kembane alarmi per qeverine shqiptare per te qene e kujdesshme ne politiken e deritashme te kontratave te tipit PPP dhe koncesionare me pale te treta, te pakten deri ne nxjerrjen e perfundimeve nga komisioni parlamentar hetimor.

Konfindustria vlereson, se ne rastin me te mire kemi te bejme me paaftesi te plote te vendimarrjes politike, ekzekutivit, institucionet ligjzbatuese perfshi edhe Avokaturen e Shtetit, qe krijojne kushtet ligjore per humbjen e shtetit shqiptar ne perballjet ne Gjykatat Nderkombetare. Gjithashtu, eshte e mundshme, qe pervec paaftesise profesionale, perfaqesues te institucioneve vendore te jene perfshire me vetedije ne bashkpunim te qellimshem me palet paditese per dhenien e shkaqeve ligjore, qe sjellin humbjen e paramenduar dhe ndeshkimet e renda te shtetit shqiptar ne perballjet me arbitrazhin nderkombetar. Bashkpunimi i fshehte i perfaqesuesve te shtetit me palet paditese mund te filloje, qe nga pergatitja dhe nenshkrimi me paramendim i kontratave cenuese ndaj interesave shteterore, moszbatimi me vetedije i gabuar i detyrimeve ligjore, prishja e njeanshme e kontratave te lidhura dhe deri te mbrojtja e qellimshme e dobet ne Gjykata Nderkombetare nga ana e Avokatures se Shtetit si institucioni pergjegjes. Shqiperia eshte ndeshkuar ashper nga dhe nen trysnine e gjykatave nderkombetare si p.sh rasti i “General Electric” per hekurudhen Durres-Tirane me afer 80 milion $, marreveshja me CEZ ne 85 milion Euro, etj.

Kostot financiare, qe rrjedhin nga humbjet e Shqiperise ne gjykatat nderkombetare, jane mjaft te renda dhe godasin drejtperdrejte ekonomine kombetare, buxhetin e shtetit dhe mireqenien ne afatgjate te qytetareve shqiptare. Nese, nuk merren masa te menjehershme parandaluese, denimet financiare nga gjykatat nderkombetare, mund te sjellin deri ne prag te paaftesise paguese te plote te buxhetit te shtetit. Pasoja te renda te ndeshkimeve nga gjykatat nderkombetare sjellin edhe per seriozitetin ne afatgjate te shtetit shqiptar, goditjen e besueshmerise ne tregjet financiare dhe uljen e metejshme te fuqise konkuruese per terheqjen e investimeve te huaja ne vend.


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara