English   |   Kontakt
 
 
 
FMN pergjegjesi per deshtimin e politikave fiskale

Konfindustria vlereson, se raporti i fundit i misionit te monitorimit te FMN/Fondit Monetar Nderkombetar duhet te sherbeje si nje sinjal i qarte per vendimarrjen politike per te ndryshuar ne menyre thelbesore politikat ekonomike, financiare dhe fiskale te deritashme. Gjithashtu, perfundimet e raportit te muajit maj 2019 te misionit te FMN mund te lexohen edhe si nje levizje taktike pararendese e institucionit ne fjale, ngjashem me qendrimin e mbajtur ndaj skemave piramidale te viteve 1996-7, per ti lene gjithe pergjegjesine e mungeses se efektivitetit te deritashem te politikave fiskale dhe ekonomike vetem Qeverise se Shqiperise ne perpjekje per te shmangur pjesen dhe rolin e saj.

Konfindustria vlereson, se te dhenat e tremujorit te pare te vitit 2019 tregojne per vazhdimesi te rezultateve te dobeta financiare ne vijim edhe te problematikave te vitit paraardhes. Niveli i larte i borxhit publik prej te pakten 70% te PPB, mbi 120 milion euro detyrime te TVSH te pakthyer biznesit deri ne fund te 3 mujorit te pare 2019, renia e ndjeshme me 15-20 pike e parashikimit te rritjes ekonomike, ulja e ndjeshme e te ardhuarave nga TVSH, vazhdimesia e kreditimit te biznesit ne nivelet me te ulta historike, rritja e ndjeshme e pranise se kreditimit informal/fajde, etj. tregojne per performance te ulet fiskale jo sezonale, por me rrenje te thella strukturore te ekonomise kombetare si dhe politika fiskale, financare dhe ekonomike jo te duhura ne shumicen e tyre.       

Konfindustria ve ne dukje, se pavaresisht qendrimit te fundit kritik, FMN ka pjesen e saj te madhe te bashkpergjegjesise ne ndertimin dhe zbatimin e politikave fiskale, te filluara ne rastin e marreveshjes se huase te vitit 2014. Lejimi i rritjes se menjehershme te borxhit publik te vendit me pothuaj 10% te PPB si pasoje e huamarrjes te mbi 1.3 miliard euro ne 5,6 vitet ne vazhdim te marreveshjes e pa shoqeruar me nje program te qarte te reformave strukturore ekonomike, eshte pergjegjesi e drejtperdrejte e FMN. Gjithashtu, mungesa qartesise se drejtimit te shpenzimeve buxhetore, rritja e barres fiskale, kalimi i menjehershem dhe i pastudjuar nga politika e tatimit te “sheshte” ne perpjestimor, rritja e taksave per karburantin, energjise, etj., thellimi i skajshem i politikave koncesionare pa gare dhe PPP, ndryshimet e shpeshta te politikave fiskale per biznesin ne pergjithesi dhe biznesin e vogel ne vecanti, etj., prishja e uniformitetit te fiskalitetit per sektore te ndryshem te ekonomise, etj., jane anashkaluar ne vite nga misionet dhe perfaqesuesit e FMN ne Shqiperi.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara