English   |   Kontakt
 
 
 
“Deeuroizimi” i sforcuar favorizon importet
Konfindustria shpreh shqetesimin, se kahu i renies se forte sidomos te Euro-s kundrejt monedhes kombetare Lek ne 2 javet e fundit, po krijon kushtet per mundesine e rrezikut te nje spekullimi financiar, qe do te favorizoje ndjeshem kompanite e huaja, importet dhe demtoje rende prodhimin vendor, eksportet dhe drejtperdrejt qytetaret shqiptare. Para se gjithash jemi ne kushtet kur kompanite e huaja po mbyllin bilancet e vitit fiskal 2017 dhe pergatiten te nxjerrin dividentet jashte vendit, duke qene mjaft te interesuara per te perfituar nga nje Euro dhe valuta sa me te dobta ne tregun monetar shqiptar.  
Konfindustria perserit kerkesen e saj drejtuar Bankes se Shqiperise, qe te nderhyje sa me shpejt me vendosmeri ne tregun monetar per te shmangur mundesite e spekullimit financiar mbeshtetur ne dobesimin e sforcuar te Euro-s dhe valutave te tjera. Gjithashtu, i kerkohet Bankes se Shqiperise, qe te tregoje profesionalizem ne fushaten e saj te shpallur te ashtuquajtur te "deeuroizimit" te ekonomise shqiptare me mjete administrative dhe shmangie nga ligjesite e tregut te lire.
Konfindustria veren me shqetesim, se kahu i zhvleftesimit te forte e monedhes Euro dhe valutave te tjera kundrejt Lek-ut perputhet ne kohe edhe me fillimin e fushates nga Banka e Shqiperise per kufizimin e perdorimit te euro-s si edhe me fillimin e blerjes se valutave per trasferimin jashte vendit te dividenteve nga kompanite e huaja.
 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara