English   |   Kontakt
 
 
 
Buxheti 2018 te shoqerohet me politika lehtesuese fiskale
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj, qe ne draft buxhetin e paraqitur 2017 jo vetem nuk parashikohen masa lehtesuese fiskale, por njekohesisht synohet te kalohet ne rritje te barres fiskale nepermjet zgjerimit te hallkave te zbatimit te TVSH/tatimit mbi vleren e shtuar dhe ndryshimit te perllogarijes se takses se prones. Konfindustria mbeshtet uljen e tatimit mbi pagat e larta nga 23% ne 18% dhe nxit vendimarrjen politike te shtrije te njejten arsyetim edhe ne kategorite e tjera. Gjithashtu, mbeshtet nismen e ekzekutivit per perjashtimin nga taksat per investimet ne turizem nga "brandet" e njohura nderkombetare.
Konfindustria i kerkon ekzekutivit, qe ndertimi i nje buxheti te sukseshem i vitit 2018,  duhet domosdoshmerisht te shoqerohet me politika te pergjithshme lehtesuese fiskale dhe njekohesisht trasparente per qytetaret dhe biznesin.
Konfindustria vlereson, se ne kushtet e nje politike fiskale te jolehtesuese dhe per me shume me kahje shtrenguese ne disa zera, suksesi i buxhetit te vitit 2018 eshte seriozisht i rrezikuar. Pasojat e krizes nderkombetare, mungesa e qartesise se burimeve te ardhshme te financimit te ekonomise, konkurenca e dobet e prodhimeve&sherbimeve vendore dhe fuqia e dobet thithese e investimeve te huaja, jane vetem disa nga shkaqet, qe qartesisht mund te cojne ne rrezikimin e rritjes se parashikuar ekonomike prej 5% PPB dhe si rrjedhim edhe deshtimin e buxhetit 2018. Perfundimi i projekteve si TAP, Devolli, etj, qe sot perbejne mbi 60% te vleres se investimeve te huaja ne vend, pamundesia e rritjes se borxhit dhe renia objektive e te hyrave te tjera joformale jane arsye te forta, qe kerkojne rishikim rrenjesor dhe sa me te shpejte edhe te politikave fiskale me kahje te domosdoshme drejt lehtesimit.   
 
 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login
© 2007 - 2018 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara