English   |   Kontakt
 
 
 
Te permiresohet legjislacioni i lejeve mjedisore per investimet publike-private, sipas standarteve te BE

Konfindustria i kerkon qeverise se dale nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017 te vleresoje ne menyre paresore marrjen e masave per rritjen e domosdoshme te investimeve vendore dhe sidomos te huaja ne ekonomine kombetare.

Konfindustria vlereson, se Shqiperia ka renie te theksuar ne fuqine konkuruese te terheqjes se investimeve te huaja ne Rajon. Eshte e papranueshme, qe afer 60% e investimeve te huaja ne vend per vitin 2016 te perbeheshin vetem nga dy projekte te ieuara dhe te filluara vite me pare sikurse jane TAP dhe HEC Devollit. Ndikimi i investimeve te huaja ne punesim te qendrueshem ne afatgjate eshte tejet i kufizuar. Qendrimi ne vazhdimesi prej disa vitesh ne nivelet me te ula historike e kerkesave per kreditim te biznesit dhe sidomos industrive vendore, dalja jashte vendit e parave te shqiptareve, paraqet nje te ardhme pesimiste per zhvilimin e ardheshem ekonomik. Largimet masive prej afer 200 mije qytetaresh ne 3-4 vitet e fundit, shumica fuqi e re puntore, jane pasoje e drejtperdrejte e mungeses se investimeve te qenesishme ne ekonomi.

Konfindustria vlereson, se qeveria e re duhet te ndryshoje ne menyre thelbesore politikat ekonomike, fiskale dhe financiare.  Hapja e tregjeve nepermjet luftes kunder:- monopoleve, karteleve dhe oligopoleve, - korrupsionit te te gjitha llojeve dhe kryesisht te tipit te "" state capture/kapjes se shtetit" ne prokurime, koncesione, privatizime,etj., -berja efektive e agjencive rregullatore dhe , - ndertimi i politikave fiskale te ngjashme me vendet konkurente te rajonit, - permiresimi i ndertimit dhe funksionimit te sistemit te financiar dhe bankar, jane parakushtet per rritjen e deshiruar te investimeve te huaja dhe te vendit.

 

 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara