English   |   Kontakt
 
 
 
Pasojat e hyrjes ne fuqi te MSA
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj per mos pergatitjen e politikave ekonomike ekuilibruese nga institucionet perkatese shteterore ndaj pasojave te hyrjes ne fuqi te pjeses tregtare te MSA ne 1 dhjetor 2006. Nje pjese e madhe e Industrise ku vendin kryesor e ze ajo ushqimore, pa lene menjane edhe sektore te tjere te ekonomise prodhuese, si pjesa e prekur e pasojave te MSA ne kushte te tilla rrezikojne shume ne garen e ashper per tregje, qe vjen duke u ashpersuar. Behet fjale per investime prej qindra e qindra milion dollaresh pjesa me e madhe e te cilave jane me teknologji moderne te cilat rrezikojne si pasoje e nje gare te pabarabarte me prodhimet e vendeve te tjera. Arsyet jane jo vetem objektive, qe vine nga mosha e re industrise shqiptare, ngarkimit me kredi te shtrenjta, kosto te larta fikse si energji elektrike, lende djegese etj. ne ndryshim nga BE eshte krejt e kunderta, por ne nje mase te madhe vjen edhe nga mungesa e plote ne vite e politikave zhvilluese ekonomike shteterore. Jo vetem shteti shqiptar nuk ka qene ne gjendje te pergatise politika te njejta ndihmuese dhe ekuilibruese me ato te vendeve te BE, kur vjen fjala per pasojat mbi prodhimin vendas ne kushtet e hapjes, por cka eshte me e keqja jane bere hapa mbrapa ne legjislacionin fiskal.   Keshtu permendim pervec te tjerash:  
1-  Pasojat e renda qe shoqerojne heqjen e tarifave doganore te prodhimit te gatshem dhe mosshoqerimin me nje hap te tille edhe te lendeve te para nga vendet e BE dhe tregjet e tjera,
2- Mungesen e plote te njohurive dhe aq me pak te pergatitjeve te politikave te ngjashme me vendet e BE per diferencimin e politikave te akcizes bazuar mbi sasine e prodhimit ,
3- Rendimin e kostove te prodhimit te lendeve te para bujqesore dhe blegtorale te fermereve vendas me kosto fiskale krejt te paaryeshme, nderkohe qe prodhimet e ngjashme te importit jane te lehtesuara,
4-Mungesen e plote te studimeve dhe marrjes se masave per te ekuilibruar kostot e prodhimit dhe ngarkesat fiskale te Shqiperise nga vendet e BE dhe rajonit,
5- Mungesen e plote te reciprocitetit ne marreveshjet tregtare me vendet e rajonit MTL dhe CEFTA,
6- Mbylljen 1 vjecare te magazinave doganore te tipi A per rieksport dhe per te tretet me pasoja prej qindra milion euro zhvendosje volum mallrash qe kalojne nga Shqiperia dhe rrotje kostosh te paarsyeshme per biznesin vendor,
7- Rivendosjen e TVSH per makinerite e pajisjet dhe rritjen e akcizave te lendeve djegese, qe cojne drejtperdrejt ne rritje kostosh prodhimi,etj.
Konfindustria po perpiqet qe te mbushe boshllekun e politikave ekuilibruese shteterore duke pergatitur ne menyre profesionale sipas standarteve te BE dhe pervojes vendore, skema qe jane politka te mirefillta ekonomike ne ndihme te prodhimit vendor. Skemat jane paraqitur ne forme pakete prej 17 kerkesash prej mjaft kohe qeverise shqiptare. Zhvillimi vendit nuk mund te vije duke zevendesuar politikat ekonomike nga politikat fiskale te para thjesht si qellim ne vetevete. Konfindustria keshillon Qeverine Shqiptare qe te miratoje kerkesat e Konfindustrise ne nje kohe sa me te shpejte sepse vetem ne kete menyre do te mund te parandalohen pasojat e pakendshme te MSA mbi prodhimin vendor, falimentimet dhe dukurite e tjera negative mbi bilancin tregtar dhe korrent edhe keshtu shume negative, papunesine, etj. Njekohesisht ajo eshte e gatshme, qe ashtu sikurse me sukses ne disa raste deri me tash te bashkpunoje me Qeverine Shqiptare per te prodhuar politika ekonomike zhvillimi profesionale dhe sipas standarteve te BE, aq shume te nevojshme dhe te mirepritura nga biznesi prodhues dhe qytetaret shqiptare.      
 
 

Nisma

+ Data 2021-09-28
Konfindustria njofton, se në 25/9/2021 u organizua Forumi i Parë Ndërkombëtar Investimeve të Vjosës. Në forum ishin të pranishëm Ministria e Mjedisit dhe Turizmit Znj. Mirela Kumbaro, Kryetarë të bashkive të Rajonit të Vjosës nga Shqipëria
[Me shume]
+ Data 2021-07-28
Vjosa Region Investments Forum “ Ecosystem for Sustainable Development. EU Green Agenda. Vjosa actual Emergencies and future Challenges. Technology and Environment. 25/9/2021, Gorge of Kelcyra-Albania
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2021 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara