English   |   Kontakt
 
 
 
Intervista e Administratorit Gjergj Buxhuku per krizen politike ne vend
Cili eshte kendveshtrimi juaj per gjendjen e sotme politke te Shqiperise, si njohes i mire i ekonomise por edhe pervojes Tuaj ne institucionet qendrore shteterore?
Duhet te them, se gjendja e sotme politike eshte rrjedhim i natyrshem i gjithckaje qe ka ndodhur ne historine 25 vjecare te shtetformimit shqiptar, trashegimise, ekonomise dhe zhvillimeve gjeostrategjike nderkombetare. Ne gjithe keto vite te tranzicionit nuk mundem te ndertonim nje shtet demokratik funksional. Por, edhe nuk kishim asnje mundesi objektive per shume arsye per te ndertuar demokraci funksionale. Gjithcka ishte formalisht demokratike, por thelbesisht ishte pseudodemokraci. Megjithate ushtrimi 25 vjecar ishte i dobishem per tre arsye kryesore: -pershtatjen dhe njohjen e parimeve te shtetit demokratik, - diagnostifikimin e semundjes, - percaktimin e ilacit sherues, qe ne kete rast eshte delegimi i pjesshem ose i plote i pushtetit te drejtesise te nderkombetaret.
Mendoj, se tashme po kalojme nje etape kyce te riformimit teresor te shtetit shqiptar, qe si pike mbeshtetje te Arkimedit do te kete pikerisht sistemin e drejtesise. Vendet mike tashme kane vleresuar, se qeverisja ne Shqiperi jo vetem duhet te krijoje stabilitet te brendshem dhe rajonin, por duhet detyruar te filloje te prodhoje edhe demokraci te mirefillte per vendin dhe qytetaret e saj. Per kete nderkombetaret e dine gjithashtu, se duhet te jene drejtperdrejt te pranishem ne vendimarrje dhe jo vetem ta kerkojne nepermjet politikaneve vendore, qofshin edhe misionare ose te vetequajtur te tille te tyre. Theksoj, se pa nderhyrjen dhe ndihmen e vendeve miq e gjithe skena politike shqiptare as nuk deshironte dhe as nuk mund ta ndertonte nje sistem demokratik te vertete.
Perse Ju vleresoni, se Shqiperia e kishte te pamundur te ndertonte nje sistem demokratik te mirefillte?
Ka shume arsye objektive, por une do te vecoja nje, qe per mua eshte percaktuese: - ekonomia dhe nevoja per mbijetese e popullit shqiptar ne vitet e tranzicionit. Shkaterrimi i trasheguar nga sistemi totalitar antidemokratik, varferia masive, etj percaktuan luften per mbijetese te popullit shqiptar nepermjet gjithe rrugeve te mundshme. Shume ishin aktivitete te paligjshme dhe me nje pjese te theksuar edhe kriminale. Nevoja per mbijetese e qytetareve para se gjithash percaktoi edhe natyren pseudodemokratike ne mase te madhe te institucioneve shteterore, qe u formuan ne vazhdimesi si mjete per te perligjur origjinen e te ardhuarave. Perfshi ketu edhe vete sistemin e drejtesise me elemnete te qarte te korrupsionit dhe te paaftesise deri ne kriminalizim. Por e theksoj edhe njehere, qe sistemi i drejtesise u krijua dhe u ndertua i tille nga vendimarrja politike, ne pamundesi subjektive dhe objektive per ti dhene mundesine e jeteses me mjete te ligjshme qytetareve te saj. Shto ketu edhe korrupsionin. paaftesine dhe rehatine e qeverisjes pa konsideruar burimet dhe mjetet, qe e benin te mundshme mbushjen e buxhetit te shtetit dhe vete pasurimin e shpejte dhe te pajustifikuar te klases politike. Kjo vazhdoi derisa natyralisht mosfunksionimi i demokracise dhe etja per pushtet e politikaneve te paafte dhe te korruptuar bene, qe kriminalizimi te ishte i drejtperdrejte dhe jo me i fshehur edhe ne parlamentin shqiptar. Dhe ja ku jemi sot!
Cili eshte sipas jush defekti ne terrenin shqiptar i paketes se reformes ne drejtesi, nese ka te tilla, te propozuar nga nderkombetaret dhe si mund te permiresohet?
Mendoj se ka 2 defekte kryesore. Se pari, prania e tyre duhet te jete e drejtperdrejte me personel huaj te drejtperdrejte ne gjyqesor, prokurori, agjenci policore, institucione vendimarrese monitoruese te sistemit, etj dhe jo terthorazi me qytetare shqiptare. Te pakten ne nivelin e 2 dhe te 3 te gjyqesorit (Apel, Gjykaten e Larte, institucionet perzgjedhese dhe monitoruese) dhe per nje periudhe jo me pak se 10 vjecare. Se dyti, duhet shoqeruar domsdoshmerisht me nje Plan Marshall Ekonomik per Shqiperine, qe duhet te funksionoje paralelisht me hapat e zbatimit te reformes ne drejtesi. Nese do te gjykonim thjesht dhe te kishim parasysh se te pakten 40% e ekonomise shqiptare eshte informale dhe nje pjese e konsiderueshme  e burimeve edhe me natyre kriminale, ju e kuptoni se cfare efekti ka zbatimi i reformes ne drejtesi per mbijetesen e popullsise shqiptare. Duhet program i plote ndihme ekonomike, financiare, infrastrukturore,  integrim ne tregjet e punes se BE dhe integrim i pershpejtuar i Shqiperise si vend antar ne BE. Perndryshe ose do te kemi revolta dhe jostabilitet shoqeror te vazhdueshem ose do te kemi deri ne 500 mije shqiptare ne emigracion drejt BE! Kam frike, se BE nuk e ka llogaritur kete pasoje te reformes se drejtesise dhe i ftoj te reflektojne sa me shpejt.
Si e mendoni nje skenar te mundshem dhe te pranueshem per tejkalimin e krizes politike  dhe fillimin e zbatimit te reformes ne drejtesi?
Mendoj se me i mundshmi eshte kryerja e nje procesi me disa faza: - kryerja e zgjedhje te 18 qershorit ne cdo rast edhe pa pjesemarrjen e opozites kryesore - kompletimi nga Kuvendi i ri i gjithe pjeses se mbetur te paketes per drejtesi duke marre parasysh edhe kerkesat kushtetuese te opozites dhe hyrja ne fuqi e saj - kalimi ne zgjedhje te parakohshme brenda pranveres se 2018 me qeveri teknike te mirefillte te gjithpranuar nga palet politke te perfaqesuara ose jo ne Kuvend 
ne kete rast plotesohen interesat e paleve dhe individeve kryesore politike, por dhe qellimi i nderkombetareve. Natyrisht, do te kete politikane dhe forca politike te humbura, por qytetaret shqiptare do te jene te fituar. Natyrisht, duke shpresuar se nderkombetaret do te jene te afte te ndertojne strategji shoqeruese ndihme ekonomike, financiare dhe integruese per qytetaret shqiptare dhe jo vetem kryerjen e nje reforme ne drejtesi si qellim ne vetevete dhe si ushtrim teorik pa marre parasysh pasojat ne terren.
Publikuar ne gazeten Albania Daily News
 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara