|
|
Nisma per permiresimin ne ligjin e sistemit te menaxhimit te integruar te mbetjeve |
|
Konfindustria ka marr nismen per nje shtese permiresuese ne ligjin e sistemit
te menaxhimit te integruar te mbetjeve. Propozimi synon te siguroje njekohesisht:-
shpetimin nga falimentimi te industrise ricikluese,- kufizimin e importit te
mbetjeve/lende e pare te listes se "gjelber" dhe - shtimin e
mundesive dhe interesit per perpunimin e mbetjeve vendore.
Konfindustria sqaron, se propozimi i paraqitur ne Kuvendin e
Shqiperise parashikon, qe te kete kuota vjetore te mirepercaktuara me vendim te
Keshillit te Ministrave per importin e mbetjeve/lende e pare per cdo produkt ne
vecanti. Kuota e lejuar e importit per cdo produkt eshte kerkuar te jete jo me
shume se 40% e sasise se pergjithshme te mbetjeve perkatese vjetore te prodhuara
ne vend.
Konfindustria vlereson, se permiresimi i mesiperm krijon
mundesite, qe industrite te punojne me rrreth 60-70% te kapacitetit te
shfrytezimit dhe njekohesisht te jene te interesuara per shtimin e perpunimit
te mbetjeve vendore. Industrite e riciklimit sot perpunojne 20-30% te sasise se
pergjithshme te mbetjeve vendore. Zbatimi i sistemit te integruar te menaxhimit
do te rrisi sasine lendes se pare te prodhuar ne vend dhe si rrjedhim kuotat e lejuara
te importit do te ulen.
Konfindustria ka mbeshtetur ne parim ligjin, qe lejon
importin e mbetjeve te para te listes se "gjelber", duke e
konsideruar si nje mase te vonuar ne kohe dhe si zgjidhje te detyruar per te
shpetuar industrine e riciklimit nga mbyllja, qe do te rendonte edhe me tej
standartet mjedisore edhe keshtu mjaft te ulta ne vend.
|
|
|
Nisma
+ Data 2018-01-05 | Edicioni i 2-te i Expo-Forumit Nderkombetar te Burses Shqiptare te Energjise, 18 qershor Prishtine | [Me shume] |
+ Data 2017-12-28 | Panairi Nderkombetar i Prodhimit dhe Teknologjise bujqesore, Agroindustrise, Turizmit dhe Mjedisit. Tetor 2018 Lushnje | [Me shume] |
+ Data 2017-05-02 |
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj. |
+ Data 2017-04-27 |
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet |
+ Data 2017-01-17 |
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017 |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al
|
|
|
|
|