Konfindustria
mbeshtet vendimin e marre se fundmi nga Ministria e Financave per ndalimin e pikave
te karburanteve per te kryer furnizimin ne menyre manuale te automjeteve.Vendimi ne fjale
eshte i nevojshem dhe i vonuar ne perpjekjet per formalizimin e tregut te
karburanteve, rritjen e te ardhurave ne buxhetin e shtetit,luftes kunder konkurences se pandershme dhe njekohesisht
zvogelimit te mundesive per korrupsion dhe subjektivizem te agjencive shteterore
pergjegjese te fushes.
Madhesia e tregut
te karburanteve ne shitjet me pakice perben mbi 10 % te
PPB te vendit me nje qarkullim vjetor mbi 1 miliard euro dhe jep kontribut te
konsiderueshem ne ne buxhetin e shtetit. Mbeshtetur ne vleresimet e vazhdueshme
krahesuese cmimet e karburanteve ne
Shqiperi jane me te lartat ne rajon. Shqetesim I vazhdueshem paraqet cilesia e dobet
e karburanteve, qe qarkullojne ne tregun shqiptar, me pasoja te renda per
biznesin, qytetaret, mjedisin, shendetin dhe vete buxhetin e shtetit, ne vlera te
pergjithshme prej qindra milion euro/vit. Gjithashtu, abuzime te ndjeshme vihet
re edhe ne volumet e karburanteve te shitura per konsumatoret.
Konfindustria ka
shprehur shqetesimin e saj te vazhdueshem se cmimi I larte, cilesia e dobet dhe
abuzimet ne volumet e shitura jane nje nga shkaqet e uljes se konkurueshmerise
se ekonomise shqiptare ne prodhimet dhe sherbimet vendore si edhe ne terheqjen e investimeve te huaja
krahesimisht vende te tjera te Rajonit.
|